Flash

Ermal Meta qytetar nderi i Bari-t

Lapsi.al 30 March 2018
Ermal Meta qytetar nderi i Bari-t

Pas suksesit të madh në Sanremo këngëtari shqiptar Ermal Meta ka bërë një tjetër arritje. Ai do të nderohet nga kryetari i bashkisë së Barit, i cili do t`i japë çelësin e qytetit si qytetar nderi. Rruga e tij për të arritur aty ku është ka qenë e gjatë dhe jo e thjeshtë. Në një shkrim të ndjerë, që ka postuar në Facebook, Ermali ka treguar për çmimin që do t`i dorëzohet, si arriti aty ku është sot dhe si e zbuloi pasionin për këngën.

Ky është shkrimi që Ermali ka postuar:

“Ishte viti 1994 dhe isha 13 vjeç. Erdha në një qytet që nuk e njihja, takoja njerëz që nuk i kisha takuar kurrë më parë dhe dëgjoja një gjuhë që nuk e flisja. Shikoja gjithmonë këmbët kur ecja. “Mos bëj hapa të gabuar, Ermal”, -i thosha vetes, shikoja këmbët dhe bëja kujdes ku ecja. Po mësoja një gjuhë që nuk e njihja dhe dalëngadalë fytyrat e huaja më ktheheshin në miq. Qoshet e qytetit po më bëheshin të njohura gjithnjë e më shumë. Flisja pak dhe dëgjoja shumë. Ecja duke parë këmbët sikur në asfalt të reflektohej qielli dhe vazhdimisht pyesja veten: “Çfarë do të bëhet me mua?”

Një ditë hapat e mi u ndalën në disa dërrasa druri dhe ngrita kokën. Isha në një skenë dhe ndjeva se ajo ishte e vetmja gjë që doja të bëja, ai ishte i vetmi vend ku doja të isha. E dija se çfarë do të bëhej me mua nga ai moment dhe kështu filloja të fluturoja.

Pas gjithë këtyre viteve qyteti i Barit më dorëzoi çelësat dhe unë ndihem i nderuar, i prekur dhe mirënjohës për t`i pranuar. Nuk hapin dyer, por kujtimet e mia më të brishta dhe të thella. Faleminderit nga zemra!”

Të këshilluara

RB Kelly akuzohet për abuzim të minoreneve

Së fundmi është folur shumë rreth abuzimeve seksuale të personazheve të njohur. Madje në Hollywood kjo është kthyer në temën kryesore. Shumë regjisorë e drejtue...

19:12

Çpo ndodh me Melania Trump?

Melania Trump ka jetën që gjithkush do dëshironte dhe të jep përshtypjen se është shumë e lumtur duke shijuar jetën e re si Zonjë e Parë. Zëdhënësi i saj u shpr...

18:20

Tyra Banks pranon ndërhyrjet estetike

Tyra Banks është një prej modeleve më të simpatike dhe më unike të gjitha kohëve. Ajo u komentua më së shumti për bukurinë e saj gjatë kohës që ishte pjesë e ka...

17:31

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI