Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Personazhet e njohur gjeni në studimet shkencore

Lapsi.al 27 March 2018
Personazhet e njohur gjeni në studimet shkencore

Në revistën Discovery janë rradhitur disa nga personazhet që kanë autorësinë e disa nga kërkimeve shumë të dobishme për shoqërinë tonë.

Nëse doni të mësoni më tepër për këto personazhe, lexoni më poshtë:

1. Colin Firth

Aktori i njohur u shfaq si autor i një studimi mbi bazat neurologjike të bindjeve politike në BBC Radio, në 2011. Ai u kërkoi disa shkencëtarëve të skanonin trurin e politikanëve laburistë e konservatorë për këtë studim, gjë që shkencëtarët e bënë. Studimi u publikua në Current Biology.

2. Natalie Portman

Ishte akoma një emër i njohur në Universitetin e Harvardit si një psikologe e zonja, kur Portman punoi mbi një studim duke përdorur skanimet fMRI për të kuptuar cilat zona të trurit janë përgjegjëse për idenë e vazhdimësisë së objekteve. U publikua në NeuroImage, 2002.

3. Tim Duncan

Ai u bë autor i një libri, i cili fliste se si njerëzit u përgjigjeshin sjelljeve narciste të të tjerëve.

4. Mayim Bialik

Në vitin 1999, Mayim dhe të tjerë bashkëpunëtorë publikuan një artikull rreth disa çështjeve delikate të neuroshkencës, artikull që më pas u publikua në NeuroImage.

5. Lisa Kudrow

Kudroë shfaqet si autorja e 4-rt e një studimi rreth marrëdhënies së dhimbjes së kokës dhe tendencës për të përdorur njërën nga duart më shumë se tjetrën. Lisa dhe i ati i saj vuanin të dy nga migrena.

6. Betty Friedan

Paçka se nuk arriti ta përfundonte doktoraturën e saj, Friedan arriti të bëjë një artikull ku diskutonte steorotipet e dëmshme të njerëzve në moshë.

7. Teller

Magjistari u bë autor i artikullit në Nature Revieës Neuroscience, ku fliste se si magjistarët mund të kontribuojnë në studimin e vëmendjes dhe kujdesit të njerëzce.

Të këshilluara

Sergio Ramos, baba për herë të tretë

Fëmija i tretë i yllit të Real Madridit ka ardhur në jetë. Bëhet fjalë për Sergio Ramos, i cili është bërë baba për herë të tretë dhe lajmin e mirë ai e ka n...

16:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI