Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ndarjet më të bujshme të yjeve të "Hollywood"

Lapsi.al 27 March 2018
Ndarjet më të bujshme të yjeve të "Hollywood"

Ndodh shpesh që personazhet e famshëm të lidhen dhe të ndahen me njëri-tjetrin, dhe ndarja e tyre të bëjë shumë bujë. Edhe pse mund të jenë të pasur dhe të famshëm edhe ata i vuajnë ndarjet, sidomos kur bëhet fjalë për ndarje të vështira si këto të mëposhtmet. Këta janë disa prej çifteve që kanë pasur ndarjet më shokuese në Hollywood:

1

Katy Perry dhe Russell Brand

Ata qëndruan të martuar për 14 muaj, kur papritur shpallën divorcin në vitin 2012. Por mënyra se si Brand e la Katy-n u mor vesh vetëm një vit më vonë. Katy tregoi për Vogue: “Ai është një njeri i zgjuar dhe unë e doja shumë kur u martuam. Por le të themi se nuk kam dëgjuar më për të, që prej momentit që më nisi një mesazh, ku më njoftoi se donte të divorcohej”.

2

Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin

Ata kanë qenë të lidhur për më shumë se 5 vjet, në vitin 1994 ai e la Jennifer duke i nisur me postë një letër me 6 faqe. Por vetëm tre vite më vonë Sylvester u martua me Jennifer dhe prej asaj kohe nuk janë ndarë më.

 

3

Charlize Theron dhe Sean Penn 

Charlize e la Sean në një mënyrë aspak të bukur. Ajo filloi mos t`ju përgjigjej telefonatave dhe mesazheve të tij, deri sa ai e kuptoi. Charlize nuk pranoi publikisht ta kishte bërë këtë gjë, kurse Sean nuk komentoi fare lidhur me këtë temë.

4

Taylor Swift dhe Joe Jonas

Joe e la këngëtaren vetëm me një telefonatë. Swift është shprehur pubikisht për këtë temë dhe ka konfirmuar se ajo telefonatë ka zgjatur vetëm 27 sekonda.

5

Kris Humphries dhe Kim Kardashian

Pas 72 ditësh martesë Kim kërkoi të divorcohej dhe Kris këtë gjë e mori vesh nga lajmet në TMZ.

6

Adam Levine dhe Nina Agdal

Pasi u nda nga modelja e Vitoria`s Secret Behati Prinsloo, Adam filloi romancën me një tjetër ëngjëll të Victoia-s, me Nina Agdal. Por pasi u ribashkua me Behati-n dhe i propozoi asaj martesë, këngëtari e la Agdal vetëm me një mesazh

Të këshilluara

6-të kuriozitete rreth Adele

1 - Adele u ndaluari së postuari në median sociale nga menaxherët e saj pas shumë rastesh postimesh nën efektin e alkoolit. Në atë kohë, postimet e saj duheshin...

17:54

Rita Ora transformohet në një Spice Girl

Rita Ora i ka mahnitur të gjithë me shfaqjet e saj në tapetin e kuq, gjithmonë ndryshe. Por ndryshimi i radhës është diçka që nuk pritej nga ajo. Rita është shf...

15:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI