Flash

Bella Hadid i tregon të gjitha për "Cosmopolitan"

Lapsi.al 20 March 2018
Bella Hadid i tregon të gjitha për "Cosmopolitan"

Modelja 21- vjeçare, Bella Hadid, një nga fytyrat më të njohura në industrinë e modës dhe një prej vajzave me linjat më perfekte.

Në një intervistë për “Cosmopolitan” modelja ka zbuluar një sekret që e ruan nga fëmijëria. E pyetur rreth adoleshencës së saj, Bella është shprehur: “Duke u rritur, unë kam qenë gjithnjë e vetëdijshme për shqetësimet e mia, por nuk e kam kuptuar se mund të bëja diçka për t’i zgjidhur ato. Në adoleshencë kam qenë topolake dhe më pëlqente shumë ushqimi , gjithashtu kam pasur disa probleme me fytyrën, të cilat i kam trashëguar nga babai im. Kam pasur një adoleshencë të mbushur me pasiguri dhe probleme, që moshatarët e mi nuk i kishin. Ushqimi vazhdon të jetë dashuria ime, unë gjithmonë ha shumë dhe pastaj kaloj disa orë në palestër”.

Mesa duket Bella nuk e pëlqen fytyrën e saj, vetullat e saj të holla dhe mollëzat e mëdhaja e bëjnë të duket e madhe në moshë, edhe pse me to ajo na duket shumë e ëmbël. Bella rrëfeu gjithashtu edhe ndërhyrjet që ka bërë në fytyrën e saj: “ Në hundë kam kryer ndërhyrje , pasi isha shumë e mërzitur me formën që ajo kishte, fytyra më dukej shumë e madhe dhe buzët nuk binin në sy. Tani jam më e lumtur, e adhuroj hundën time kështu”.

Bella udhëton shpesh për shkak të punës, e përherë i duhet të mbajë me vete produktet më të mira për fytyrën, lëkurën dhe flokët e saj. Gjithsesi, ajo mbetet një prej vajzave më të bukura dhe më simpatike në industrisë e modës.

Të këshilluara

Aktorët që u dashuruan gjatë xhirimeve

Disa aktorë janë dashuruar gjatë xhirimeve të filmave duke i dhënë më shumë pasion interpretimeve të tyre.  Dashuria mund të vij edhe kur nuk e mendon, rastet e...

16:28

Migos sjell klipin e ri me Drake (VIDEO)

Fresh nga remiksi i tij me Rihannan, Drake ka realizuar klipin e ri me Migos për këngën “Walk it Talk it”. I inspiruar nga “Soul Train”, projekti në regji të...

15:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI