Flash

'Po i dilnin gjinjtë nga ekrani', Muç Nano sqaron fjalët e tij: Lakuriqësia nuk është shenjë afirmimi

Lapsi.al 10 March 2018
'Po i dilnin gjinjtë nga ekrani', Muç Nano sqaron

Deklaratat e opionistit Mustafa Nano për dy gazetaret sportive Ilda Bejleri dhe Bora Zemani kanë bërë bujë këto ditë ne media. Nano në monologun e tij në emisionin që drejton kritikoi vajzat e ekranit për shkak të veshjes që ata përdorin në televizion.

Pas shumë reagimeve duke përfshirë edhe figura të tjera të njohura ne vend, Nano për ‘Panoramën’ ka sqaruar fjalët e tij, ku ndër të tjera thuhej “gjinjtë e saj po i dilnin nga ekrani i televizorit”.

Shikoni, doni ta dini si e shoh unë këtë punë? Ky nuk është një problem i imi. As edhe një problem me dy vajza. As edhe një problem shqiptar. Është një problem i botës së sotme të hiper-eksualizuar, në të cilën vajzat e zhveshura po na faniten kudo, edhe aty ku nuk ta pret mendja, e ku lakuriqësia po shihet si një shenjë force, afirmimi e pushteti në përpjekjet për barazi gjinore. Kjo e fundit është një mufkë kolosale. Lakuriqësia nuk është shenjë afirmimi, nuk ka të bëjë me betejën e grave për barazi, të drejta e oportunitete. Sikur feministet e famshme të historisë së botës, prej atje ku janë, të shihnin në skena të mëdha koncertesh këngëtaret; Miley Cyrus, Lady Gaga, Madonna, apo edhe vajzat “tona”; Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa, që këndojnë pothuaj të zhveshura me synimin për të afirmuar kauzën e grave në botë ato do të ktheheshin përmbys në varret e tyre. Lëre pastaj të shihnin sojin e Kardashianëve. Nuk arrij dot ta përfytyroj një ditë, në të cilën një vajzë e zhveshur t’u shndërrohet djemve në një gjë të zakonshme, në një pamje rutinore. Kjo është një betejë e imja, pra, për të mbrojtur magjinë e nuditetit femëror, e cila për shumë burra, përfshirë mua, mund të shihet si një nga arsyet që ia vlen të jesh në këtë botë…” – shprehet Mustafa Nano.

 

Të këshilluara

Hugh Grant baba për herë të pestë

Hugh Grant është bërë baba për herë të pestë me të dashurën e tij 35-vjeçare Anna Eberstein me të cilën ka edhe dy fëmijë të tjerë. Aktori 50-vjeçar është në...

18:43

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI