Flash

Rikthen sërish debatet dhe akuzat mes ish-çiftit Mel B dhe Stephen

Lapsi.al 10 March 2018
Rikthen sërish debatet dhe akuzat mes ish-çiftit Mel B dhe Stephen

Muaj më parë pjesëtarja e grupit “Spice Girls”, Mel B nisi procesin e divorcit nga bashkëshorti i saj dhunues.

Producenti Stephen Belafonte u akuzua për dhunë intensive ndaj gruas së tij pasi asaj i’u gjendën shenja në trup. Frika se ai mund ta vriste dhe t’i merrte fëmijët e ka ndaluar këngëtaren që të ngrejë një akuzë ndaj tij por motrat e saj i dhanë kurajo për t’a bërë.

Belafonte thuhet se e ka rrahur Mel B për vdekje dhe e ka detyruar të pinte alkool në mënyrë që ajo të ishte e pavetëdijshme. Pretendohet gjithashtu se ai e drogonte dhe e mbante të mbyllur në dhomën e gjumit por së fundmi situata është kthyer përmbys.

Stephen ka ngritur një akuzë kundra Mel B ku mohon gjithçka që ajo dhe familja e saj pretendojnë. Ai e ka akuzuar ish bashkëshorten e tij për mashtrim duke thënë se ajo drogohej e zhdukej për ditë të tëra nga shtëpia e më pas kthehej me hematoma në trup.

Është i paqartë fakti se përse 42-vjeçarit ju desh kaq shumë kohë të bënte deklarata të tilla kur e gjithë çështja ka rënë në heshtje. Familjarët e këngëtares janë të mendimit se është ai i cili mashtron, nga frika se do t’i merret kujdestaria e plotë e vajzave të tyre.

Të këshilluara

Hugh Grant baba për herë të pestë

Hugh Grant është bërë baba për herë të pestë me të dashurën e tij 35-vjeçare Anna Eberstein me të cilën ka edhe dy fëmijë të tjerë. Aktori 50-vjeçar është në...

18:43

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI