Flash

Divorcohet Jennifer Aniston, shkak mosrënia dakord me Justin Theroux

Lapsi.al 22 February 2018
Divorcohet Jennifer Aniston, shkak mosrënia dakord me Justin Theroux

Disa prej nesh e prisnin ndarjen e Jennifer Anniston dhe Justin Theroux. Dyshja e famshme i dhanë fund martesës së tyre 2-vjeçare, dhe lidhjes së dashurisë 6-vjeçare. Ndarja e tyre pritej për shkak të divorcit të Brad. Por më pas u shkruajt se Pitt nuk ka qenë arsyeja që ata janë ndarë.

Mosrënia dakort se ku do të jetonin ka qenë arsyeja që i ka çuar drejt ndarjes çiftin e famshëm. Justin dëshironte të ktheheshin në New York për të jetuar, ndërsa Aniston preferonte Los Angeles-in.

Gjithsesi, pas ndarjes “People” i ka kushtuar një kopertinë ndarjes së Aniston dhe Theroux. Sipas burimeve të tyre, Aniston nuk po e përballon mirë këtë ndarje.

“Ajo është vetëm dhe e mërzitur. Aniston ndihet e zhgënjyer që martesa e saj me Justin nuk ka funksionuar. Ajo nuk mendonte se do të përfundonte sërish beqare. Por kjo s’do të thotë se ajo ia ka mbyllur dyert dashurisë”,-është shprehur ky burim për “People”.

Gjithsesi, Aniston është e mërzitur për momentin, por me kohën ndoshta gjërat rregullohen dhe ajo do të përjetojë sërish një dashuri të re…ose të vjetër.

“Jen do të dojë sërish. Ajo nuk dëshiron të dalë në takime, i duket diçka e sikletshme, dhe jo e këndshme. Ajo urren vëmendjen e medias, dhe dëshiron që historitë e saj t’i mbajë për vete. Jen beson shumë tek dashuria, dhe dëshiron që të ndajë jetën me dikë që ajo vërtet e do”,-ka vijuar më tej burimi për People.

Nga ana tjetër për post dhimbjes së Jen, këto ditë është shkruar se Justin ka gjetur letra dashurie që Brad i ka dërguar Aniston.

“Ai gjithmonë ishte i pasigurt në lidhje me Aniston. Justin ka gjetur letra në shtëpi që Brad ia ka dërguar. Kjo e ka bërë atë t’i japë fund martesës”,-shkruan Us Weekly.

Të këshilluara

"Black Panther" kalon pritshmëritë

Filmi “Black Panther” ka grumbulluar më shumë se dyfishin e parave që ishin parashikuar se do të merrte nga shitja e biletave në javën e parë tëpublikimit. “...

18:50

Kjo është bukuroshja që sfidon Irina Shayk

Ekaterina Enokaeva është një nga modelet më të kërkuara të momentit dhe si e tillë admiruesit e saj nuk mungojnë. Modelja ruse është e kërkuar nga shumë agjenci...

17:41

Ermal Meta, në krye të Eurovizionit me vota

Tanimë është bërë e ditur se në  festivalin e ‘Eurovizion-it’ do të ketë 3 artistë shqiptarë të cilët do të na përfaqësojnë denjësisht. Këtë gjë e tregojnë edhe...

17:00

Çifti mbretëror kërcënohen me jetë

Pallati Mbretëror në Britaninë e Madhe është tronditur nga një episod i fundit. Një zarf i ardhur posaçërisht për Princ Herry-n dhe të fejuarën e tij Meghan Mar...

15:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI