Flash

Brad Pitt, shkaku i prishjes së martesës të Jennifer Aniston

Lapsi.al 22 February 2018
Brad Pitt, shkaku i prishjes së martesës të Jennifer Aniston

U fol shumë për arsyet e kësaj ndarje ku u tha se një ndër to mund të ketë qënë edhe Pitt por vetëm pak ditë më vone çdo gjë u hodh poshtë. Një tjetër shkak për ndarje u fol se ka qënë debati mes tyre për vendin që do të jetonin pasi Justin preferonte te ktheheshin në New York ndërsa Jennifer preferonte Los Angeles-in.

Por revista “People”  i ka dhënë një vëmendje të veçantë kësaj ndarje duke zbuluar disa detaje të rëndësishme. Sipas burimeve që ata kanë, Aniston duket se nuk po e përballon si duhet ndarjen me Justin. Thuhet se ajo është mërzitur dhe zhgënjyer që kjo martesë nuk ka funksionuar.Ajo nuk dëshiron të dalë në takime e as të flasë për mediat. Burimi gjithashtu ka shtuar se ajo beson tek dashuria dhe dyert nuk janë mbyllur për të sepse ajo mund të përjetojë sërisht një dashuri të re ose të vjetër.

Por ajo që i ka habitur të gjithë ishte një shkrim i US Weekly ku thuhet se Justin ka gjetur disa letra dashurie që Brad Pitt i ka dërguar Aniston dhe kjo mund të jetë një nga arsyet kryesore që ka çuar çiftin e njohur drejt ndarjes.

Të këshilluara

VIDEO/ Rita Ora shkëlqen në Britt Awards

Rita Ora ka shkëlqyer me performancën e saj në ceremoninë prestigjioze Britt Awards (çmimet britanike të muzikës) Këngëtarja me origjinë shqiptare interpreto...

23:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI