Flash

Rrëfimi i fortë i Gerta Hetës: I dashuri i parë më rrihte çdo ditë

Lapsi.al 17 February 2018
Rrëfimi i fortë i Gerta Hetës: I dashuri i parë më

“Lidhja ime e parë ka qenë me një person të dhunshëm dhe vuaja nga dhuna fizike”. Kështu ka rrëfyer moderatorja e njohur dhe e dashur nga publiku, Gerta Heta.

Ajo ishte e ftuar së fundmi në “Oktapod” ku për herë të parë ka treguar një histori shokuese sesi i dashuri i saj i parë ushtronte dhunë fizike ndaj saj dhe e kërcënonte.

Gjatë rrëfimit të saj, Gerta tha se për 6 muaj ishte dhunuar sistematikisht dhe kishte pasur frikë t’i tregonte prindërve.

“Lidhja ime e parë ka qenë me një person të dhunshëm dhe vuaja nga dhuna fizike. Haja dru çdo ditë. Isha 18 vjeç dhe nuk guxoja t’i thosha njeriu se më bënte presione. ‘Do t’i thyej këmbët vëllait tënd’, thoshte. Unë kisha frikë t’u tregoja edhe prindërve.

Pas 6 muajsh dhune sistematike i thashë prindërve dhe arrita të largohesha nga ai njeri. Në plazh prindërit më panë me njolla të zeza në trup dhe aty u detyrova fola. I thashë prindërve që kisha nevojë për ndihmën e tyre që mos të më linin vetëm.

Prindërit mu gjetën jashtë mase afër. 1 vit të tërë ata më sillnin, më prisnin në shkollë. Ai më përndiqte, vinte te shkolla, shkruante te muret ‘Gerta të dua, më fal’.

Ai ishte 5 vjet më i madh se unë. U largua vetëm kur i kam çuar policinë në shtëpi”, - tregoi moderatorja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI