Flash

Reagon Eneda Tarifa pas lajmeve për ndarjen nga bashkëshorti

Lapsi.al 17 February 2018
Reagon Eneda Tarifa pas lajmeve për ndarjen nga bashkëshorti
Nuk është nga ato këngëtare që ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, mirëpo lajmi për ndarjen e saj, pas një martese të gjatë, pushtoi menjëherë të gjitha portalet. Eneda Tarifa i dha fund marrëdhënies me bashkëshortin e saj, Erjon Zaloshnjën pas një lidhjeje disa vjecare, me të cilin ka edhe një vajzë të vogël të quajtur Aria. Para disa ditësh ajo lexoi një histori të një gruaje të dhunuar, në një koncert bamirësie, bashkë me kolegë të tjerë si Jualiana Pasha, Aurela Gaçe, Elton Deda, mirëpo historia u keqkuptua me apo pa dashje nga disa media, duke e trajtuar në tituj sikur të ishte histori e saj. Kjo gjë duket se e ka acaruar këngëtaren, e cila ka zgjedhur që të bëjë një reagim në rrjetin e saj social Instagram, duke sqaruar se ato fjalë nuk ishin aspak për Erjonin. “Para disa ditësh lexova një histori të një gruaje të dhunuar, në një koncert bamirësie, bashkë me kolegë të tjerë si Jualiana Pasha, Aurela Gaçe, Elton Deda etj. Portalet e morën sikur po flisja për bashkëshortin tim Erjon Zaloshnjën që është një nga njerëzit më të qetë, më të përkushtuar dhe një intelektual i mirë i këtij qyteti. Ju lutem portaleve meqë janë kaq të padjallëzuar, të korrigjojnë titujt se i kanë gabim. Faleminderit për mirëkuptimin!,”-shkruan Eneda.

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa) on

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI