Flash

Sherri i bujshëm me Encën: Rosela Gjylbegu flet për herë të parë publikisht

Lapsi.al 16 February 2018
Sherri i bujshëm me Encën: Rosela Gjylbegu flet për herë

Më shumë se një javë më parë, dy këngëtaret shqiptare Rosela Gjylbegu dhe Enca Haxhia pushtuan titujt e mediave rozë pas një sherri që tërhoqi jo pak vëmendje.

Gjithçka nisi në spektaklin “Shiko kush luan”, ku e pyetur se me cilën këngëtare nuk od të bashkëpunonte kurrë, Gjylbegu tha emrin e Encës. Një gjë e tillë duket se nuk është pritur fare mirë nga Enca, e cila nuk u kursye aspak me fjalët për Roselën në Instagram.

“Mora vesh se Rosela Gjylbegu qenka akoma gjallë! Gjyshe shko në shtëpi. Asnjeri nuk do të të shikojë ose të bëjë muzikë me ty!”-shkroi Enca dhe më pas postoi një tjetër video të gjatë ku bënte ironi me këngëtaren.

Por sot më në fund, vetë Rosela është shprehur në idhje me këtë çështje. E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, Gjylbegu u pyet nga moderatorja Arjola Shehu në lidhje me konfliktin në fjalë.

Ndonëse në fillim u përpoq t’i bënte bisht çështjes, Rosela më tej u shpreh: “Mendoj që po ta zgjasim shumë këtë bisedë do të ishte e tepërt, kështu që nuk kam asnjë koment. Një gjë mund të them, unë s’jam nga ata njerëz që i pëlqen të bëjë gossip apo zhurmë.”

Ndërsa e pyetur nëse i erdhi keq që u përfshi në një situatë të tillë, ajo tha se nuk ndiente keqardhje, pasi kishte ndjerë dashurinë që publiku ka për të.

“Personalitetin tim e kam krijuar me sakrifica dhe kjo kam dashur të jem gjithmonë, të repsektohem nga publiku. S’më erdhi keq përderisa kuptova se publiku më do shumë", tha Gjylbegu.

Të këshilluara

Oyku Karayel drejt altarit

Oyku Karayel, aktorja e njohur për rolin e Xhemresë në serialin “Kuzey & Guney”, dhe partneri i saj, këngëtari Can Bonomo, së shpejti do të lidhin kurorë. M...

14:20

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI