Flash

E dashura e Flori Mumajesit “merr hak” ndaj Elvana Gjatës, zbulon arsyen e kthimit të saj nga SHBA

Lapsi.al 12 February 2018
E dashura e Flori Mumajesit “merr hak” ndaj Elvana Gjatës,

“3” titullohet projekti shqiptar i Elvana Gjatës me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov, i lançuar në një koncert recital, që u mbajt më 3 shkurt në Tiranë dhe që u transmetua në ekranin e “Top Channel”. Për t’i bërë një shpjegim pak ndryshe këtij “3”-shi, na ngacmoi një kronikë e posaçme që kishte përgatitur në emisionin “Prive”, e dashura aktuale e Flori Mumajesit, Liberta Spahiu, për ish-të dashurën e tij Elvana Gjatën. Pra, Flori Mumajesi mes një historie që ka mbaruar dhe një tjetre që ka nisur me mikeshën e dikurshme të Elvanës, ka krijuar një treshe mediatike për shtypin rozë.

Kështu, në programin më të ndjekur të showbiz-it në “Klan Kosova”, Liberta, e cila është jo vetëm moderatorja, por edhe producentja e programit, transmetoi të shtunën një kronikë televizive ku analizonte në mënyrë të sofistikuar arsyen e kthimit të artistes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në terma të tjera, ajo la të kuptohej se kjo eksperiencë mund të konsiderohej një “zhgënjim” apo një “dështim” i saj në SHBA me klipin “Forever Is Over”, që, sipas kronikës në fjalë, nuk përmbushi pritshmëritë e vetë Elvanës në radhë të parë, pasi nuk mori klikimet e mjaftueshme për t’u konsideruar një sukses. Pas kësaj, u përmend kthimi i saj në Shqipëri me bashkëpunëtorë shqiptarë si një kthim pas në karrierën e saj. Moderatorja 33-vjeçare e “Prive”, nuk ishte vetë narratore e kronikës që u transmetua pak a shumë në koherencë me koncertin recital dhe shumë privat me 100 të ftuar, pikërisht në ditën e lindjes së Elvanës, ku mori urime për 31- vjetorin. Nga ana e saj, Elvana u sulmua nga fansat për faktin se e konsideroi këtë një fillim të ri, duke lënë të nënkuptohej një lloj “mohimi” të viteve të bashkëpunimit të gjatë me Flori Mumajesin. Sipas ndjekësve, ajo nuk duhej të hidhte poshtë ato vite karrierë, pasi, sipas tyre, nëse kërkon në “Youtube”, këngët, që mbajnë firmën e Florit janë më të bukurat dhe më të klikuarat. Kujtojmë që para se Liberta të bëhej e dashura e Florit, ishte shoqja e Elvanës nga miku i përbashkët Valdrin Sahiti. Edhe pse ato nuk kanë komunikim, as njëra dhe as tjera nuk e kanë humbur miqësinë me stilistin, i cili i vesh për ngjarje të rëndësishme të karrierës dhe jetës së tyre private, pikërisht Sahitin. /PANORAMA PLUS/

Të këshilluara

Idris Elba martohet për të tretën herë

Aktori i “Thor” dhe “Pacific Rim” zgjodhi një kinema në Londër për t’u gjunjëzuar para të dashurës së tij, Sabrina Dhowre , duke i propozuar të martohej me të. ...

15:46

Kim i hap konkurencë Kylie-t (Foto)

Ylli i Kardashians ka vendosur që do të nxjerrë një linjë buzëkuqësh së shpejti, kështu që Kylie Jenner pritet të ketë goxha konkurrencë. Në fakt në foton që...

13:05

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI