Flash

Dogjën banesën për të përfituar para nga sigurimet, shqiptarët burgosen, por marrin 40 mijë franga

Lapsi.al 18 November 2017
Dogjën banesën për të përfituar para nga sigurimet,

Plani i disa shqiptarëve për të përfituar para nga sigurimet në Gjermani pas zjarrit në banesën e tyre, ka rezultuar i suksesshëm, madje për veç kësaj ata do të marrin edhe dëmshpërblim për qëndrimin në paraburgim.

Prokuroria kërkoi 25 vjet dhe 6 muaj burg për të katër shqiptaret e akuzuar se i vunë zjarrin banesës së tyre me qëllim përfitimi. Akuza ndaj tyre ka qenë e mbështetur mbi dëshminë e një dëshmitari anonim dhe, në një rast të tillë nuk mund të ngrihet një akuzë, nderkohe qe edhe arrestimi i të shqiptarëve rezultonte i padrejtë.

Të akuzuarit janë shpallur të lirë dhe do të marrin dëmshpërblim prej 40 mijë frangash për qëndrimin në paraburgim. Në procesin që ka përfunduar dje, synohej të zbulohej se kush ka qenë porositësi i zjarrvënies dhe kush e ka vënë zjarrin. Veç kësaj dy nga burrat dhe gruaja dyshoheshin edhe për vepra të tjera si mashtrim, tentim mashtrimi, shkelje të rregullave në komunikacion dhe shkelje të ligjit mbi të huajt.

Prokurori kishte kërkuar për Indritin 7, për Muratin 4.5, për Rilindën, 6 dhe për Besimin, 8 vjet heqje lirie, gjithsej 25 vjet e 6 muaj. Nga ana tjetër, mbrojtësit e tyre kanë kërkuar lirim si të pafajshëm, për mungesë provash.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI