Flash

VIDEO/ A e dinte Rama një muaj më parë që Tahiri do të ikte jashtë vendit?

Lapsi.al 17 November 2017
VIDEO/ A e dinte Rama një muaj më parë që Tahiri do të

Në 23 tetor të këtij viti Edi Rama mbajti përpara deputetëve dhe ministrave të tij fjalimin e famshëm të përjashtimit të Saimir Tahirit nga forumet e Partisë Socialiste. Kjo lëvizje vinte në kulmin e skandalit “Tahiri-Habilaj” dhe kur Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte bërë kërkesë në parlament për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Këshilli i Imunitetit, Rregullores dhe Mandateve e kishte refuzuar këtë kërkesë të konsideruar si më të rëndësishmen nga organi i akuzës. Përpara votimit në parlament, Rama u rrek në një fjalim të gjatë të bindte shqiptarët se i kishin dhënë mjaft prokurorëve duke pranuar kërkesat e tjera që nisnin me autorizimin e prokurorisë për të mos lejuar daljen e ish-ministrit jashtë shtetit.

Në videon që sjell më poshtë lapsi.al Rama thotë se “u ka dhënë prokurorëve të gjitha mundësitë e nevojshme për kryerjen e një hetimi serioz, të thelle dhe shterues duke pranuar kërkesën për: dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit; detyrimin për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore; ndalimin dhe detyrimin për qëndrimin në një vend të caktuar; garancinë pasurore dhe kontrollin personal dhe të banesës së deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Saimir Tahiri”.

Një muaj më parë Rama dukej i bindur se organi i akuzës nuk do ta lejonte Tahirin të linte vendin. Këtë të premte ish-ministri fluturoi drejt Gjermanisë, për arsyet e tij duke konfirmuar se nuk ka asnjë pengesë për tu larguar jashtë vendit. Mosarrestimi i tij sipas prokurorëve do të ndikonte në prishjen e provave dhe mesa duket rrëzimi i asaj kërkesë ka bërë të pavlefshme “ofertën” me 5 pika që Rama u bëri prokurorëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Xhafaj: Vettingu i policisë fillon në…

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëroi vetting të plotë të trupës policore, fillimisht në Elbasan dhe së shpejti në të gjitha drejtoritë vendore. K...

20:59

KLD shkarkon dy gjyqtarë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Qani Hasa për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, p...

20:47

Gjendet gomonia e vjedhur në Himarë

Policia e Himarës pas konstatimit se ditën e djeshme në fshatin Iljaz, Himarë në banesën e LL.N., ishte vjedhur një mjet lundrues tip gomone në pronësi të J.N.,...

18:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI