Flash

Banka Botërore: Kosova me rritjen ekonomike më të lartë nga vendet e Ballkanit

Lapsi.al 18 November 2017
Banka Botërore: Kosova me rritjen ekonomike më të lartë nga

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë ka prezantuar Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor. Raporti i Rregullt Ekonomik mbulon zhvillimet, gjasat dhe politikat ekonomike në Kosovë dhe në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe hartohet dy herë në vit nga ekonomistët e Bankës Botërore.

Banka Botërore, tha se rritja ekonomike në Kosovë mund të arrijë në 4.4 për qind, pak më e lartë se në vitin 2016 që ka qenë 3.4 për qind. Kurse dy vitet e ardhshme parashihet rritje deri në 4.8 për, por që për shkak të jostabilitetit politik kjo rritje mund të mos ndodhë. Linda Van Gelder, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perendimor, tha se Raporti vlerëson zhvillimet në 6 vendet e Ballkanit perëndimor dhe paraqitë vështrim për tre vitet e ardhshme.

Të gjashtë vendet përballen me sfida të krijimit të vendeve të punës. Dua të theksoj tre mesazhe kyçe. Ekonomitë e Ballkanit kanë rritje në GDP në rajon që pritet të rritet për 2.6 për qind dhe rritja më e madhe ishte Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi. Në Kosovë rritja ekonomike parashihet të ngitet nga 3.4 për qind në vitin 2016 në 4.4 për qind në vitin 2017, e krijuar kryesisht nga investimet, eksporti dhe konsumi. Është ngadalësuar rritja në Serbi dhe Maqedonia. Pas një dekade punësimi është kthyer në nivelet e vitit 2008 për të gjitha vendet përjashtuar në Bosnje. Parashikimi ekonomik është i cenueshëm ndaj zhvillimeve politike”. – tha Van Gelder.

Të këshilluara

Xhafaj: Vettingu i policisë fillon në…

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëroi vetting të plotë të trupës policore, fillimisht në Elbasan dhe së shpejti në të gjitha drejtoritë vendore. K...

20:59

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI