Flash

Vlorë, 2 mijë euro për tu punësuar në ushtri, pranga 2 personave

Lapsi.al 9 November 2017
Vlorë, 2 mijë euro për tu punësuar në ushtri, pranga 2

Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, njëri prej tyre punonjës i ushtrisë pasi akuzohen se i kanë marrë një personi 2 mijë euro me premtimin se do t’i gjenin një vend punë në strukturat e ushtrisë.  Blutë e qytetit bregdetar sqarojnë se arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Rekrutimi”.

Në pranga u vunë Deraldo Kamberi 23 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë dhe Erlind Varfi, 23 vjeç, banues në Vlorë. “Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një shtetasi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në Strukturën e Forcave të Armatosura.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën prej 2000 Euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI