Flash

Rama nuk i ndahet medias: Institucione të pabesueshme për publikun, mjegullojnë të vërtetën

Lapsi.al 9 November 2017
Rama nuk i ndahet medias: Institucione të pabesueshme për publikun,

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të medias, kryeministri Edi Rama theksoi se mediat në rajon janë pjesërisht të lira, ndërsa nuk përjashtoi faktin se ato kanë ndikim nga partitë politike. Sipas Ramës, progres-raporti tregon se liria e mediave në vendin tonë është rritur pasi është harmonizuar legjislacioni. Por, teksa fliste për lirinë e mediave, kreu i qeverisë foli edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut nga ato, ndërsa theksoi se një gjë e tillë mund të ndodhte edhe me takimin e sotëm ku ai merrte pjesë.

Rama u shpreh se media në Shqipëri ëhstë kthyer në një institucion të pabesueshëm për publikun. Për këtë arsye ai ka ngritur edhe kanaleet e vet të komunikimit që e vërteta, sipas tij, të shkojë tek publiku ashtu siç duhet.

Fjalët vrasin të parat, plumbat vijnë mbrapa”- ka thënë një gazetar polak. E them këtë për një sfidë të dyfishtë. Pra për të rritur frymën e përgjegjësisë së kësaj ‘arme’, por edhe dhe për lirinë e medias. Sot ne kemi një problem të rëndësishëm që është pjesë e transformimit të cilin nuk e sjellin ligjet, por transformimi në mendësi që ka të bëjë me shfrenimin e gjuhës së urrejtës dhe përdorimin e licencës për të ushtruar aktivitet në këtë fushë delikate si licencë për gjueti dhe për qëllime që nuk thuhen. Ati themelues i gazetarisë italiane thoshte se kurrë nuk i besohet një gazetari të pasur dhe po flas për Shqipërinë ku media gjenerohet nga të pasurit. Mediat në Shqipëri janë kthyer në institucione të pabesueshme për publikun. Fake news mjegullojnë të vërtetën. Unë jam sa besimplotë dhe pesimist për të ardhmen e afërt të medias. Shkaqet që janë në sytë e të gjithëve dhe se më del më e vështirë se mendohej nevoja e një gjenerate në media që përmbushin kriteret e atyre mediave të vendeve të BE”- tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI