Flash

Shkrumbohet një furgon në Korçë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Lapsi.al 9 November 2017
Shkrumbohet një furgon në Korçë, dyshohet zjarrvënie

Një furgon është djegur në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit para banesës së pronarit të furgonit ndërsa dyshohet që të ketë qenë e qëllimtë. Furgoni që u përfshi nga flakët është me targa AA 729 BL me dokumente në pronësi të B.Ll. 32 vjeç, banues në Korçë. Pas njoftimit në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë si edhe zjarrfikësja për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga të dhënat paraprake, sipas policisë rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një vatre zjarri që është konstatuar në brendësi të tij, e qëllimshme, e cila ka shkaktuar edhe djegien e plotë.

Pronari theksoi se para një muaji ia vodhën, tani ia dogjën, ndërsa dyshon se ka qenë e qëllimshme.

“Këtë furgon e nget dhëndri im dhe me atë mban familjen. Është hera e dytë që ndodh. Para një muaji ma vodhën tani ma dogjën. Dyshoj që ka qenë e qëllimshme. Ekspertët na thanë që mund ti jetë hedhur naftë për ta djegur. Nuk e dimë pse policia ta zbardh” - deklaroi ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI