Flash

Përplasja me Ramën/ Jep dorëheqjen kryetari i Akademisë së Shkencave

Lapsi.al 8 November 2017
Përplasja me Ramën/ Jep dorëheqjen kryetari i Akademisë

Kryetari i Zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj dha sot dorëheqjen. Vendimin e tij e bëri publik Presidenti Ilir Meta, pas takimit që pati sot me të.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Presidenca, Ilir Meta thekson se duhet rivendosur sa më shpejt dialogu mes Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë.

Edi Rama ka goditur disa herë Akademinë e Shkencave, duke u shprehur se ajo duhet riformuar dhe se po shpërdoron fondet që i akordohen për studimet e saj.

Rama ishte kundër zgjedhjeve që u bënë në këtë institucion për drejtuesin e saj, ku para pak muajsh u zgjodh Gudar Beqiraj. Së fundmi ai u shpreh se fondet për Akademinë e Shkencave do të ndërpriten.

Njoftimi:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë priti sot në takim Kryetarin e Zgjedhur të Akademisë së Shkencave Akademikun Gudar Beqiraj gjatë të cilit u diskutua mbi situatën aktuale të Akademisë së Shkencave, procesin e reformimit të saj dhe sfidat dhe perspektivën e përballjes së tyre me sukses.

Gjatë bisedës u nënvizua nevoja dhe rëndësia e një reformimi tërësor të kërkimit shkencor dhe Akademisë së Shkencave në drejtim të rritjes së produktivitetit shkencor në harmoni me zhvillimet e sotme të shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, për përballimin e sfidave të rëndësishme të vendit tonë.

Gjatë takimit Akademiku Beqiraj i shprehu vullnetin e tij Presidentit të Republikës për t’u dorëhequr nga pozicioni i Kryetarit të Zgjedhur të Akademisë së Shkencave duke theksuar se ai do të mbetet përkrah kolegëve të tij akademikë, mbështetës dhe kontribues i procesit të reformimit të nisur tashmë të këtij institucioni të rëndësishëm.

Presidenti i Republikës Meta vlerësoi lart aktin qytetar të Akademikut Gudar Beqiraj duke vënë në dukje personalitetin e tij dhe rolin e kontributin e gjatë jo vetëm në fushën e kërkimit shkencor por edhe në atë të zhvillimit të sportit dhe të veprimtarive humanitare.

Presidenti i Republikës Meta theksoi rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut mes Asamblesë së Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë me qëllim rritjen e rolit të pazëvendësueshëm të saj për zhvillimin e vendit.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI