Flash

Optimizmi i Ramës në shoqërinë e komisionerit Hahn: Meritojmë hapjet e negociatave

Lapsi.al 9 November 2017
Optimizmi i Ramës në shoqërinë e komisionerit Hahn:

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp së bashku me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn. Rama foli me tone optimiste, duke theksuar se jo vetëm që Shqipëria ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, por edhe se ajo ka mbështetje të qartë dhe të konsoliduar.

“Shqipëria e ka filluar procesin e vetingut dhe me komisionerin diskutuam hapat që duhet të ndërmarrim së bashku, në funksion të konsolidimit të rolit të Shqipërisë në raport me shtetet anëtare, duke vënë në tryezën e Këshillit Europian një raport solid, që konfirmon vazhdimësinë e progresit të bërë dhe të konstatuar nga Komisioni qysh vitin e shkuar. Sot jemi në kushtet kur nga njëra mund ta themi me plot gojën se Shqipëria meriton hapjen e negociatave, për sa na takon. Jemi të inkurajuar edhe nga zhvillimet e fundit, që po e kthejnë erën në favor të rrugëtimit europian, duke sjellë mesazhe inkurajuese nga presidenti Junker, të cilin me shumë kënaqësi do e takoj në fillim të dhjetorit pas ftesës së marrë ditën e djeshme,” - tha Rama.

Por ndryshe nga optimizmi i Ramës, duket se hapja e negociatave dhe anëtarësimi në BE do të jetë një proces që do të zgjasë shumë. Në një studim të kryer nga profesoresha Tina Freyburg e universitetit të ‘St. Gallen’ shprehet se Shqipëria mund të anëtarësohet në BE para vitit 2050. Në studim thuhet se nga vendet kandidate që synojmë BE-në, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, vetëm Maqedonia ka shanse që të plotësojë kushtet për tu anëtarësuar në BE para vitit 2023.

Ndërsa Serbia, Turqia dhe Mali i Zi kanë më shumë mundësi të anëtarësohen para vitit 2035. Në këtë listë, Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, janë të fundit duke llogaritur se mundesitë e tyre për të përmbushur kushtet për anëtarësim do të plotësohen para vitit 2050. Në studim gjithashtu thuhet se ambicjet politike në këto vende e tejkalojnë realitetin, ambicje të cilat Rama nuk nguroi t’i shpalosë edhe sot me komisionerin Hahn.

 

 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI