Flash

Fjalimi i Ramës/ Kush media “me pasuri të tejskajshme” po e shantazhon kryeministrin?

Lapsi.al 9 November 2017
Fjalimi i Ramës/ Kush media “me pasuri të tejskajshme” po

Në fjalën që mbajti para gazetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Edi Rama nuk doli fodull dhe arrogant. Përkundrazi, u ankua për media me pasuri të tejskajshme, që e përdorin fjalën e lirë për gjueti, në funksion të pasurisë që gjenerojnë. E bëri të qartë se fliste për Shqipërinë, kur foli për korrupsion dhe pasuri të paligjshme të medias, por pa kaluar në raste konkrete.

“Është e pamohueshme që sot ne kemi një problem të rëndësishmë që është pjesë e një procesi tërësor transformimi, të cilin nuk e sjellin thjesht ligjet por e sjell transformim në mendësi që është pjesë e afrimit të familjes europiane si mendësi që ka të bëjë, në rastin tonë me shfrenimin e gjuhës së urrejtjes dhe me përdorimin e licensës për të ushtruar aktivitet në këtë fushë kaq jetike dhe kaq delikate si licensë për gjueti, për gjueti për qëllime që nuk thuhen, por që janë shtysa kryesore ne funksion të ushtrimit të të drejtës, së kësaj license. Nga ana tjetër, Indro Montaneli, ati themelues i gazetarisë italiane thoshte me të drejtë: “Kurrë nuk i besohet një gazetari të pasur” dhe është e pamohueshme që sot, unë po flas për Shqipërinë, në media gjenerohet një pasuri e tejskajshme. Dhe nëse flasim për korrupsion dhe përfitime të paligjshme, nëse flasim për rritje disproporcionale të të ardhurave të personave, kjo thuhet në media, se s’ka ku thuhet tjetër, por nuk e përjashton median. Dhe në një shoqëri ku fjala, siç është Shqipëria, ku fjala ka qenë e burgosur shtatë pashë nën dhe, sot është dita të flasim për t’i dhënë kësaj fjale sensin e lirisë, që i ka kthyer mediat në Shqipëri në institucione të pabesueshme për publikun" u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI