Flash

Denoncimi/ Kush është vrasësi që u caktua drejtues i Aviacionit Civil pasi i dha 100 mijë euro ministrit

Lapsi.al 9 November 2017
Denoncimi/ Kush është vrasësi që u caktua drejtues i

Krislen Keri është drejtori i ri i përgjithshëm i Aviacionit Civil, i cili është emëruar sëfundmi nga kryeministri Edi Rama. Për herë të fundit, Keri ka punuar në kabinetin qeveritar pranë ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto.

Sot aludohet se konkursi që është realizuar, nga i cili më pas Keri u emëruar drejtor i Avicionit Civil, është tërësisht fiktiv, sipas denoncimit të Sali Berishës. Në postimin në Facebook (lexo poshtë), Berisha e cilëson Krislen Kerin si vrasës fëmijësh dhe arsyeja pse ai është caktuar në atë detyrë është pasi Ministri Damian Gjiknuri ka marrë 100 mijë euro rryshfet.

Kujt ngjarje i referohet Berisha dhe denoncuesi i tij që e cilësojn Kerin si vrasës?

Në muajin maj të 2016, dy fëmijë të moshave 3 dhe 5 vjeç humbën jetën kur makina ku ishin pasagjerë u përplas me trafikndarësen, e cila ishte ndërprerë në vendhyrjen e një karburanti, në rrugën Kavajë-Rrogozhinë.

Në atë kohë mediat raportuan se kjo pikë ishte me emrin e shoqërisë PIENVIS me pronarë Pilo Kërin, ish-deputet socialist dhe më pas mbështetës i LSI-së, shkruan citynews.

Trafikndarësja ishte hequr, u tha në atë kohë pas ndikimit të djalit të Pilos, Krislenit i cili ishte edhe shefi i kabinetit të Haxhinastos.

Mediat njoftuan se ka qenë ndërhyrja e Krislenit te Autoriteti Rrugor që ka bërë të mundur heqjen e trafikndarëses në një segment për të mundësuar hyrjen e automjeteve në një karburant të babait të tij, shkruan citynews. Heqja e kësaj trafikndarëses rezultoi fatale, ku për pasojë humbën jetën dy fëmijë.

POSTIMI I SALI BERISHËS:

Gjiknuri merr 100 mije euro ryshfet dhe emeron vrasesin drejtor ne Aviacionin Civil!

Lexoni mesazhin trondites te nepunesit dixhital!

I bej thirrje prokurorise te hetoje me perparesi akuzat e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje, ne Ministrine e Infrastruktures u zhvillua konkursi per drejtorine e Aviacionit Civil! Ky konkurs i stisur perfundoj duke nxjerre fitues, vrasesin e nje nene edhe dy femijeve te vegjel te karburanti i babait te tij ne golem! Gjiknuri legjitimon edhe njeher nje vrases i cili ka genjyer ne cv-n e tij, duke mos plotesuar asnje nga kushtet e kerkuara, edhe duke e lene aviacionin civil ne duart e mafias! Bashkangjitur keni listen e fituesve edhe kerkesat e kerkuara gjasme nga Ministria, keto pike u kontestuan nga te gjithe anetaret e gares por asnje ne ministri nuk ka nderhyre pasi Z.gjiknuri ka marre mbi 100 mije euro per pozicionin ne fjale!!

Ju lutem anonim, per arsye profesionale, ju faleminderit!

Sic edhe mund te shikoni, anetaret e gares jane te gjithe njerez te respektuar, me historik ne aviacion! Ju lutem, ngrijeni si ceshtje, keto jane konkurset e edi rames! Kerkoni per kete Krislen Kerrin ne Google, rezultatet flasin vete!”

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI