Flash

Krimet e Rënda nisin hetimin e imtësishëm të pasurisë së Saimir Tahirit

Lapsi.al 9 November 2017
Krimet e Rënda nisin hetimin e imtësishëm të pasurisë

Për të hetuar pasurinë e Saimir Tahirit, Prokuroria e Krimeve të Rënda i nisi shkresa disa bankave, hipotekave, drejtorisë së transportit rrugor dhe OSHEE-së, të cilat duhet të verifikojnë se çfarë posedon ish-ministri dhe rrethi i tij familjar.

Klan shkruan se me këtë veprim hetimor, Krimet e Rënda kërkojnë që të hedhin dritë mbi dyshimet që ata kanë se Saimir Tahiri ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës që kryente grupi “Habilaj” dhe për këtë ai ka përfituar shuma të ndryshme monetare. Në të njëjtën kohë e njëjta procedurë është ndjekur edhe për Orest Sotën në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe 2 patenta lundrimi të Saimri Tahirit.

Informacion i detajuar pritet nga bankat e nivelit të dytë, pas verifikimeve të llogarive në emër të Tahirit dhe familjarëve të tij më të afërt. Një sërë shkresash i janë nisur edhe hipotekave për të pasur një listë të pronave të paluajtshme që ish-ministri i Brendshëm dhe rrethi i tij familjar posedojnë, shkruan tvklan. Raportim është kërkuar edhe nga drejtoria e transportit rrugor për makinat që janë në emër të ish-ministrit. Prokuroria ka kërkuar të dhëna edhe OSHEE, por pa specifikuar se për çfarë do të shërbejnë në hetimin e kësaj dosje.

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI