Flash

Rusia kërkon nga Lista Srpska ta bllokojë demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi

Lapsi.al 9 November 2017
Rusia kërkon nga Lista Srpska ta bllokojë demarkacionin e kufirit

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar” që udhëhiqet nga Vladimir Putin, Sergei Zheleznjak, tha se përfaqësuesit e serbëve në Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës duhet të bllokojnë procesin e demarkacionit me Malin e Zi.

Zheleznjak në një artikull që është publikuar në faqen e internetit “Rusia e Bashkuar”, tha se deputetët serbë të cilët janë pjesë e Listës Serbe do të duhej të pengojnë miratimin e një marrëveshje mbi kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, raporton “Pravda”, transmeton Zeri.info

"Hyrja e serbëve në koalicionin qeverisës në Kosovë u jep atyre një mundësi të vërtetë për të ndaluar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, për të bllokuar procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si dhe skenar tjerë të ‘rrezikshëm’ të shqiptarëve", shkroi Zheleznjak, i cili është edhe deputet në Dumën ruse.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjidhja për demarkacionin e vijës kufitare me Malin e Zi mbetet arbitrazhi ndërkombëtar", sepse nuk ka vota që projekt-marrëveshja aktuale të miratohet në Parlament".

Kryeministri malazez Dushko Markoviç dhe ministri i jashtëm Srdjan Darmanoviç njoftuan se procesi i demarkacionit të kufirit me Kosovën ka përfunduar për Malin e Zi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI