Flash

Gazetari malazez irritohet me Ramën: Fjalime si ai prodhojnë vrasje!

Lapsi.al 9 November 2017
Gazetari malazez irritohet me Ramën: Fjalime si ai prodhojnë vrasje!

Fjalimi i Edi Ramës i mbajtur paraditen e sotme në ‘Ditën e Medias” ka irrituar një prej gazetarëve të huaj, të ftuar në konferencë. Pasi është ngritur në panel, gazetari malazez Zeljko Ivanoviç i të përditshmes ‘Vijesti’ tha se “fjalime të tilla prodhojnë vrasje”, duke iu referuar fjalëve të Ramës në panel.

“Fillimisht dua te flas për fjalimin që beri zoti Rama në panelin e parë. Unë mendoj se ishte vërtete një skandal ajo çka ai tha. Për 25 minuta ai foli për kredibilitetin e medias dhe të gazetarëve. Ndërsa për gati 5 minuta kryeministri Rama foli për rëndësinë e lirisë së shtypit. E njëjta gjë do kishte ndodhur po të ishte këtu me Vuçiç apo presidenti Trump. U ndjeva totalisht si ta them i sulmuar. Për 13 vite me radhë, tre herë në ditë redaktori bërtet: ‘Mbledhje!!!’ ku flasim dhe diskutojmë për besueshmërinë e burimeve, për historitë që do mbulojmë të nesërmen. Tre herë në ditë kjo për kaq shumë vite, e pas kësaj një Kryeministër del këtu siç doli zoti Rama për 25 minuta e na thotë sesi media duhet të jetë e besueshme”

Gazetari ka shkuar më tej në replikën e tij me kryeministrin shqiptar, kur solli si shembull vrasjen e koleges në Maltë nga mafia.

“Ne jemi të besueshëm. Por problemi ka të bëjë me politikanët. Psh; në Malte ndodhi një vrasje, dhe këto lloj fjalimesh prodhojnë këto vrasje. Kryeministri atje për vite i thoshte gazetares që nuk kishte besueshmëri. Dhe më në fund ajo u ekzekutua nga mafia” u shpreh Ivanoviç.

Në fjalën e tij Rama foli për mediat, si institucione të pabesueshme për shoqërinë, që përdoren për gjueti, në funksion të pasurive të tejskajshme.

“Ne kemi një problem të rëndësishëm, që është pjesë e një procesi tërësor transformimi, të cilin nuk e sjellin thjesht ligjet, por e sjell transformimi i brendshëm në mendësi, për t’ju afruar e për t’u bërë pjesë e familjes europiane si mendësi, që ka të bëjë në rastin tonë, me shfrenimin e gjuhës së urrejtjes dhe me përdorimin e licencës për të ushtruar aktivitet në këtë fushë kaq jetike dhe kaq delikate, si licencë për gjueti, për gjueti për qëllime që nuk thuhen, por që janë shtysa kryesore në funksion të ushtrimit të të drejtës së kësaj licence” u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI