Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Afera e naftës 'virgine', ndalohet në Zvicër Adrian Xhillari

Lapsi.al 6 November 2017
Afera e naftës 'virgine', ndalohet në Zvicër Adrian

Adrian Xhillari, i shpallur në kërkim prej vitit 2015 si njëri prej personave të përfshirë në skemën e kontrabandës së naftës “virgine” është arrestuar në Zvicër për llogari të drejtësisë shqiptare. Lajmi konfirmohet për BIRN nga Prokuroria e Fierit. Pala shqiptare pret që ai të ekstradohet për t'u përballur me drejtësinë. Të njëjtat burime i thanë BIRN se Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar menjëherë letër-porosinë e shoqëruar me urdhër-ndalimin dhe dosjen hetimore në ngarkim të Xhillarit, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri. Nën akuzë bashkë me Xhillarin janë edhe zv.drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Lula Njebza dhe ish-kreu iDegës së Doganës së Tiranës, Mirëarbër Teneqexhiu.

Administratori i kompanisë “Tea Construksion & Petrol sh.a”, Adrian Xhillari akuzohet për veprat penale “fshehje e të ardhurave”, “mospagim i taksave” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe ndaj tij vazhdon të qëndrojë në fuqi masa e sigurimit “arrest në burg” e dhënë në mungesë. Çështja ndaj tre të akuzarve të sipërcituar nisi pas një denoncimi të kryer nga  Crown Agents në Maj të vitit 2015 në Prokurorinë e Fierit.

Më herët, në lidhje me këtë dosje u dënuan Alfred Bushi dhe Syrja Misiraj në Gjykatën e Fierit, Bushi mori pafajësi në Apel, ndërsa Misiraj u dënua me 1 vit burg. Në një procec të mëvetshëm po shqyrtohet çështja edhe ndaj Adrian Alikajt. Pritet që në ditët në vazhdim, autoritetet e drejtësisë zviceriane të vendosin për ekstradimin ose jo të Xhillarit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI