Flash

Akuzat e PD për fshehjen e ndalimit të Sotës, vjen reagimi i Policisë

Lapsi.al 6 November 2017
Akuzat e PD për fshehjen e ndalimit të Sotës, vjen reagimi i

Policia e Shtetit i cilëson akuza politike reagimet e Partisë Demokratike në lidhje me ndalimin e biznesmenit O. Sota në Elbasan pak ditë më parë, të cilit iu gjet rreth 860 mijë euro në makinë si dhe dy patentat e Saimir Tahirit për lundrim.

Sipas PD-së, policia e mbajti të fshehur ngjarjen, por në deklaratën e sotme, policia shprehet se ka zbatuar ligjin.

Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit:

Përsëri Partia Demokratike sot akuzoi për qëllimet e saj dhe pa asnjë bazë Policinë e Shtetit, lidhur me ndalimin e shtetasit Orest Sota nga policia. Policia e Shtetit është e detyruar të shprehë përsëri keqardhjen për këtë sulm politik, duke nënvizuar se ka bërë detyrën konform ligjit e të gjitha procedurave të kërkuara nga ligji.

Kjo është lehtësisht e vërtetueshme, siç është e qartë që shtetasin e ndaloi dhe e çoi për procedim penal, Policia e Shtetit jo akuzuesit e saj. Policia e Shtetit shpreh edhe njëherë keqardhjen për përsëritjen e përditshme të akuzave që s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën dhe i bën thirrje Partisë Demokratike e të gjithë forcave politike, të mos bëjnë politikë duke përbaltur punën e uniformave blu.

Policia e Shtetit ka goditur dhe do të godasë pa asnjë diferencim, çdo shkelje dhe shkelës të ligjit, pavarësisht përfshirjes së qëllimshme që politika i bën asaj në axhenda të cilat nuk kanë të bëjnë asgjëkundi me misionin e me punën e policisë.

Policia e Shtetit pret mbështetjen dhe solidaritetin e opozitës në luftën kundër krimit, korrupsionit e shkeljeve të çdo lloji, jo luftën politike kundër saj kur ajo kryen detyrën për të cilën është krijuar e për të cilën paguhet nga taksat e popullit shqiptar.

Të këshilluara

Ky është i riu i marrë peng në Laç

Persona të paidentifikuar kanë marrë peng një të ri nga qyteti i Laçit. Ngjajra ndodhi në mesnatë dy ditë më parë. Lapsi.al sjell foton e të riut E.T, i cili...

15:04

LSI: Reforma në drejtësi ka vdekur

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar edhe sot me akuzat kundër kryeministrit Edi Rama. Kryetarja Monika Kryemadhi është shprehur se Rama kërkon të marrë...

14:46

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI