Flash

Vrasësi shqiptar i avokatit grek ishte një përdhunues serial

Lapsi.al 6 November 2017
Vrasësi shqiptar i avokatit grek ishte një përdhunues serial

Mediat greke kanë zbardhur dosjen kriminale të shqiptarit 32-vjeçar që vrau avokatin grek Mixalis Zafeiropoulos.

Ai ka precedent penal që prej vitit 2007 për dy raste përdhunimi. Historia fillon që në vitin 2007. Mikela Brahimas (me këtë emër njihet në dosjen penale greke), në Janar të vitit 2007 së bashku me bashkëpunëtorët e tij ju afruan një fuoristrade të zezë në Athinë, brenda së cilës ishte një vajzë 18-vjeçare dhe partneri i saj.

Fillimisht ata i kërkuan çiftit para dhe më pas e detyruan partnerin e vajzës që të dilte nga makina. Në sediljen e shoferit u ul 31-vjeçari shqiptar dhe u larguan në një distancë më të sigurt. Ata kishin marrë me vete edhe vajzën 18-vjeçare, me të cilën Brahimas abuzoi seksualisht. Në atë kohë, ajo tregoi për autoritetet të gjithë ngjarjen.

“Më pyeti sa vjeç jam, nëse jam e lidhur. I thashë që jam e virgjër. Ai filloi të fliste pa kuptim: ‘Do të të tregoj se si është’. Unë po qaja, ai ngriti dorën dhe tha ‘pusho moj k****’. Që të më linte të ikja, bëra çfarë më tha. Tha ‘mba qetësi që të mos na dëgjojnë”.

Pas këtij rasti, shqiptari ishte autor i një tjetër abuzimi seksual. Vetëm pak muaj më vonë, më 29 Nëntor 2007 sërish me një bashkëpunëtor ju afrua një tjetër makine. Ata thyen xhamin me gur dhe nxorrën me forcë nga automjeti partnerin e një vajze 19-vjeçare dhe më pas u larguan drejt një zone të shkretë.

Nën kërcënimin se do ta vriste, ai kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me 19-vjeçaren.

“Ose do të qëndrosh ose do të të vras, nuk do të të çoj kurrë në shtëpi. Ose do të bësh çfarë të them unë ose fund”, i tha shqiptari vajzës greke.

Mikela Brahimas u arrestua dhe u dënua me 25 vite burg edhe për grabitje, por u lirua në vitin 2015 për shkak të një ligji të ri për të burgosurit. Pasi doli nga qelia, 32-vjeçari u largua drejt Shqipërisë për një kohë të pacaktuar duke kaluar ilegalisht nga kufiri jeshil dhe më pas u rikthye në Greqi.

Ndërsa më 12 Tetor 2017 Mikela Brahimas me një bashkëpunëtor që është në kërkim ekzekutuan avokatin e njohur grek Mixalis Zafeiropoulos në studion e tij në mes të Athinës. /klan

Të këshilluara

Ky është i riu i marrë peng në Laç

Persona të paidentifikuar kanë marrë peng një të ri nga qyteti i Laçit. Ngjajra ndodhi në mesnatë dy ditë më parë. Lapsi.al sjell foton e të riut E.T, i cili...

15:04

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI