Edhe pse ka kaluar vetëm pak kohë që nga dita kur u bë nënë, Cheryl duket se i është kthyer formave të mëparshme shumë lehtësisht. Por, kilogramët e fituar gjatë shtatzënisë, duket se kanë lënë pasoja tek ylli i “Parachute” e cila vazhdon të mendojë se duket “gjigande”.
Këtë fiksim të saj, e konfirmon dhe Liam, bashkëshorti i këngëtares i cili tregon se ajo ka nisur të marrë leksione boksi për të kthyer trupin ashtu siç e ka patur gjithmonë. Aq seriozisht duket se e ka marrë Cheryl, sa kalon orë të tëra duke u ushtruar së bashku me trajnerin e saj personal në ambientet e shtëpisë. “Cheryl nuk do që askush ta shohë në palestër apo teksa ushtrohet, prandaj trajneri i saj shkon në shtëpi.”- ka treguar një prej miqve të saj. Jo vetëm kaq, por dieta ushqimore e saj, duket kaq e pashijshme dhe e rreptë: asnjë çokollatë, akullore dhe aq më tepër ushqime me shumë kalori.
