Bujar Nishani në 5 vite si president, ka arritur një rekord, duke shpërndarë më shumë se 1000 medalje.
Kulmin e arriti pak ditë më parë, kur nderoi disa personazhe qesharakë, me titullin “Mjeshtër i Madh”.
Një prej këtyre të nderuarve, këngëtari i njohur Frederik Ndoci, ka ironizuar dekoratat e shumta të Nishanit, që tashmë e kanë humbur vlerën.
Ja çfarë shkruan ai:
“Do deshiroja qe presidenti i radhes ose te shpike nje medalje te re, ose ti vlersoje te 30000 t’vleresuarit motivacioni Mjeshter i Madh nga -100 pike gjer tek + 100 pike sipas meritave ne “pune” ne “jete” dhe ne”jete note”, ose me kene vertet burre t’ua heq te gjitheve, ose t’ua marre mbrapsht dhe ti rijapin me motivacionin:
Me ka bere 200000 like ne fb
Nuk me ka ofenduar ne instagram e tëiter
Ka dale 5 here ne metingje pa para
Ka pershendetur 28 here z.X ne rruge
Ka dhene 105 kafe deputeteve
Ka bere 19 darka per kryetaret e partise x
Ka mbydhur syte kur me ka pare me x femer
Me ka dhene falas para per kazino
Ia kemi marre pronat dhe nuk i kerkon mbrapsht
Ia kemi prere energjine me miljona here dhe ka ndez qirinjte
I kemi marre me mijera fidane kannabis dhe prap mbjedh
Ja kemi q..e robt dhe prap na i sjell
E kan kap 20 here me cocaine dhe ai nuk tregon
Ka ekzekutuar 72 persona te rrezikshem per partine
Mban emblemen e partise ne makine ne xhakete ne dyqan ne are dhe ne shtrat
Ka thyer 46 dyqane dhe ka djegur 298 goma makinash nder metingje
Nuk na ka kerkuar as nje vend pune
Vishet me kollare e kostum sa here kaloj un
Heq miliona lypes nga rruga supermarket dhe para selise se partise
Ka ardhe 2020 here per iftar..
Ka 30 fb me emra anonim etj”.