Flash

Edi Rama zhduk edhe të birin, të fundit të mbetur nga lista!

Lapsi.al 22 June 2017
Edi Rama zhduk edhe të birin, të fundit të mbetur nga lista!

Ai ishte ndër të parët politikanë që iu bashkua rrjetit social Instagram. Aktiviteti “artistik” i Edi Ramës; për shkak të fotove shumëngjyrëshe, këndit dhe ripunimit të tyre me ‘photoshop’, pati goxha sukses. Ndjekësit u shtuan dhe po ashtu, ai nisi të ndjekë disa personazhe. Disa prej tyre ishin; “Nga 15, një është ish-fotografja e tij Jutta Benzenberg, një është vetë llogaria e Instagram-it, një është i biri, Greg, pesë të tjera janë personazhe ndërkombëtare shumë të njohur si Barack Obama, fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza, Hillary Clinton, apo më pak të famshëm si një artizane njujorkeze dhe një arkitekte meksikane.

Ndërsa nga shqiptarët ndjek politikanët e partisë së tij me emrin Erion, Veliaj dhe Braçe, një drejtorëshë kabineti në Ministrinë e Çështjeve Vendore, botuesen Arlinda Dudaj, dy aktorë, Gent Hazizi dhe Florian Binaj dhe një prezantuese. Arbana Osmani!” – shkruan revista “Class” në maj 2016.

Më pas, listës së tij të kufizuar iu shtuan dhe vajza nga martesa e parë e bashkëshortes aktuale Linda Rama, Rea Xhillari dhe i biri nga marrëdhënia e parë me aktoren Matilda Makoçi, Greg.

Nuk kaluan shumë kohë dhe Edi Rama i bëri “unfollow” emrave të mësipërm, duke lënë në listë vetëm të birin, Gregun.

Numrat e ndjekësve të tij rriteshin, kurse të atyre që Rama ndiqte, tkurreshin. Deri sa, akti më i fundit që kryeministri ka ndërmarrë, është zhdukja nga lista e “following” edhe e vetë të birit, Greg Rama.

Në këtë mënyrë, Edi Rama ka preferuar të mos ndjekë asnjë duke e lënë me zero following llogarinë e tij në IG. Nuk dihet arsyeja e kësaj “vetmie”. Por një gjë është e sigurtë, që këtë e ka kërkuar vetë, përderi sa nëpër intervista ka rrëfyer se me rrjetet sociale merret personalisht.

Të këshilluara

Era Istrefi, dedikim dhe koncert për LGBTQ

Në kuadër të muajit të krenarisë të komunitetit LGBTQ, revista prestigjioze ‘Billboard’ kërkoi nga shumë yje të muzikës pop të shkruajnë ‘letra dashurie’ drejtu...

10:08

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI