Flash

Era Istrefi, dedikim dhe koncert për LGBTQ

Lapsi.al 22 June 2017
Era Istrefi, dedikim dhe koncert për LGBTQ

Në kuadër të muajit të krenarisë të komunitetit LGBTQ, revista prestigjioze ‘Billboard’ kërkoi nga shumë yje të muzikës pop të shkruajnë ‘letra dashurie’ drejtuar këtij komuniteti, mes tyre edhe Era Istrefit.

“Bota mund të jetë e ashpër për komunitetin LGBTQ, ky realitet i dhimbshëm mund t’i ketë dhënë atyre superfuqi për të kthyer këtë planet në një vend më krijues, argëtues dhe inteligjent. Faleminderit për frymëzimin e pamatë dhe ngjyrat që sillni në univers.” Era ka treguar edhe një histori të sajën me një fans që bënte pjesë në këtë komunitet dhe kishte menduar vetëvrasjen, por kishte gjetur shpëtimin tek muzika e këngëtares nga Kosova. “Takova njëherë një fans timin nga komuniteti LGBTQ që kishte menduar vetëvrasjen, sepse askush nuk e kuptonte në Kosovë. Më tha se muzika ime e shtynte përpara dhe kur më pa të performoja një vit më parë tek Pride NYC pati një ndjesi të madhe shprese. Si rezultat i performancës sime, marka e manikyrëve Sinful Colors dhuroi një pjesë të të ardhurave të tyre të linjës Pride në Projektin Trevor, një linjë telefonike për vetëvrasje për të rinjtë LGBTQ, gjë që do të thotë shumë për mua. Jam më shumë se e lumtur për të performuar sërish këtë vit në Pride NYC, ku do të prezantoj edhe koleksionin tim të manikyrëve Pride në bashkëpunim me Sinful Colours.” Ylli ndërkombëtar i muzikës e mbylli letrën me një mesazh domethënës dashurie: “Mos lejoni askënd t’ju ndalojë të dashuroni. Duajeni veten dhe të gjithë ata për të cilët ju rreh zemra fort. Përtej gjinisë, racës apo kombësisë.”

Të këshilluara

Ndahet nga jeta reperi Prodigy (FOTO)

Reperi me famë botërore Prodigy, i cili ishte gjithashtu një nga pjestarët e dyshes së famshme të hip-hop-it, Mobb Deep, ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare. ...

12:35

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI