Flash

Katy Perry bie gjatë performancës/ hidhen shumë dyshime (Video)

Lapsi.al 19 June 2017
Katy Perry bie gjatë performancës/ hidhen shumë dyshime (Video)

Katy Perry ka qenë duke performuar një nga hitet e saj më të suksesshme “I Kissed a Girl”, por duket se një moment i vetëm ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Një video e publikuar në rrjete sociale është bërë virale dhe të gjithë janë duke ngritur hipoteza të ndryshme lidhur me performancën e Katy Perry-t në skenë. Gjatë interpretimit të superhitit botëror, këngëtarja një moment ka rrotulluar sytë, nga mikrofoni kanë dalë zhurma të çuditshme derisa një moment Katy ka rënë në tokë dhe një nga anëtarët e stafit e ka marrë nga skena.

Performanca ka vijuar sikur asgjë nuk ka ndodhur, por vështirë se një moment i tillë mund të kalohej pa koment. Disa mendojnë se mendja e Katy Perry-t është pushtuar nga forca të mbinatyrshme, një teori tjetër konspirative thotë se ajo është pushtuar nga forca djallëzore e të tjerë thonë se ajo thjesht ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë një situatë të tillë nga këngëtarja.

Të këshilluara

Disa vese të personazheve të showbizzit

Disa i pranojnë hapur, ndërsa disa prej tyre kanë mundur t’i kapërcejnë ato e t’i lënë pas. Cilët janë disa prej vipave që i kanë rrëfyer veset e tyre? Amard...

12:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI