Flash

Disa vese të personazheve të showbizzit

Lapsi.al 18 June 2017
Disa vese të personazheve të showbizzit

Disa i pranojnë hapur, ndërsa disa prej tyre kanë mundur t’i kapërcejnë ato e t’i lënë pas. Cilët janë disa prej vipave që i kanë rrëfyer veset e tyre?

Amarda Toska

Ajo ka një ves të keq, të cilin nuk ia durojnë dot as familjarët e vet. Ami ka zakon që të tërheqë flokët shumë shpesh, ndoshta nga stresi, edhe pse familjarët ia kanë vënë në dukje se nuk u pëlqen ky veprim i përsëritur i saj. Madje edhe bashkëshorti i saj Ermali i ka thënë moderatores se kur flet në telefon, me dorën tjetër tërheq flokët. Ish-balerina ka edhe një ves tjetër, ajo e humbet shpejt durimin.

Era Istrefi

Edhe këngëtarja e suksesshme kosovare Era istrefi e cila po shijon suksesin e ‘Redrum’ duket se na paska një ves të keq. Në shumë foto të sajat vihet re gjuha jashtë. Bën vetë Era, apo e ‘harron’ padashje? Ky detaj nuk u ka shpëtuar pa vënë re as fansave të këngëtares të cilëve u është dukur ky gjest i saj si tepër provokues.

Rita Ora

Këngëtarja e cila kryeson prej javësh në Britaninë e Madhe me hitin e fundit ‘Your Song’, Rita Ora është shprehur se nuk ngjitet në skenë pa pirë alkool. Përpara performancave ajo preferon të ketë me vete një shishe Jack, çaj dhe limonatë me xhenxhefil. ‘Dua të fokusohem vetëm tek whiskey dhe çaji im’- ka thënë këngëtarja përpara se të dalë në skenë.

Beatrix Ramosaj

Edhe Trixa ka pasur një ves të cilin nuk e ka më. Ajo ka hequr dorë prej kohësh nga vesi i dëmshëm i duhanpirjes. Këngëtarja ndihet krenare që ka mundur ta lërë mënjanë këtë ves. Tani ajo shprehet se ndihet më mirë në frymëmarrje e në të shijuarin e ushqimeve.

Të këshilluara

Beyonce sjell në jetë binjakët

Çifti Beyonce dhe Jay Z janë bërë prindër për herë të dytë. Revista People konfirmon lajmin se binjakët e dyshes kanë ardhtë në jetë.Gjinitë ose data zy...

10:03

Floriana Garo prezanton të fejuarin (FOTO)

Prezantuesja e emisionit ‘Jo vetëm modë’ i ka dhënë fund beqarisë. Floriana Garo ka bërë publikë sot faktin se ajo është fejuar. “Të dashur miq, desh...

07:52

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI