Nga burime pranë tyre, thuhet se çifti do të martohet në Las Vegas muajin e ardhshëm.
Dasma, e cila thuhet se do të mbahet më 4 korrik do të jetë shumë private: disa miq të mirë dhe familjarët e të dyve. Madje jo vetëm kaq, por çifti ka menduar gjithçka edhe për muajin e mjaltit. Pak kohë më parë Miley po planifikonte një dasmë vere në Himalaje, por duket se Las Vegasi ka qenë ide më e mirë. Për herë të parë, çifti u takua në 2009 gjatë xhirimeve të filmit “The Last Song”, për tu fejuar në 2012 dhe për t’u ndarë vetëm një vit më pas. Por historia e tyre thjesht ka qenë e shkruar të ketë një fund të lumtur. Vitë të ndarë nga njëri-tjetri, ata u rikthyen një herë e mirë në 2016.
