Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Ndahet para dasmës, Mariah Carey djeg fustanin e nusërisë (FOTO)

Lapsi.al 10 June 2017
Ndahet para dasmës, Mariah Carey djeg fustanin e nusërisë (FOTO)

Mariah Carey  ka vendosur të djegë fustanin e nusërisë, të cilin e kishte blerë për dasmën e saj me ish të fejuarin James Packer.

Këngëtarja u fejua me miliarderin australian në janar të vitit 2016, por marrëdhënia e tyre mori fund në muajin shtator, pas një sherri, ndërsa ishin me pushime në Greqi. Media të ndryshme raportuan më herët se Mariah Carey dhe James Packer i dhanë fund lidhjes së tyre për shkak të shpenzimeve të jashtëzakonshme të këngëtares. Megjithatë, burime të tjera shkruan se nuk ishte kjo e vërteta, pasi ishte diva e muzikës ajo që e la miliarderin, sepse ky i fundit ishte “mendërisht i paqëndrueshëm dhe i dhunshëm”.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI