Flash

Historia e Getit me ish të dashurën: Njeriu i duhur, në kohën e gabuar

Lapsi.al 11 May 2017
Historia e Getit me ish të dashurën: Njeriu i duhur, në

Lidhja e Getoar Selimit me Hana Shehun është mbyllur prej shtatë vitesh. Ndarja, ashtu si e gjithë marrëdhënia e tyre 3-vjeçare u përfol shumë në mediat e asokohe. Të gjithë u habitën se papritur, reperi dhe Hana- atëherë e njohur si moderatore televizive- i dhanë fund lidhjes.

 
“Jam 20 vjeçe, e re dhe jam e përkushtuar ndaj studimeve dhe të ardhmes sime. Arsyeja kryesore e ndarjes është se ishim larg njëri- tjetrit. Geti ishte shumë i zënë me koncerte, ndërsa unë me studime”.

Siç ndodh me shumë çifte, pas disa vitesh lidhjeje intensive- rrinin tërë kohës bashkë dhe dukeshin të pandarë- Hana dhe Geti kuptuan se kishin plane të ndryshme për jetën. Këtë vit, burime për “Prive” konfirmojnë se ashtu si Getoari ka vendosur të martohet me Marina Vjollcën, edhe Hana do të kurorëzohet në martesë me menaxherin e club-eve, Shkumbin Noka.


Tani kanë gjetur njeriun e duhur që u ka ardhur në kohën e duhur, por lidhja e tyre siç ka treguar Hana në një intervistë ka qenë mjaft e fortë.

“Të ndahesh pas tri vitesh të bukura bashkë, normalisht të kujtohen momentet e bukura që ke pasur me të”, u shpreh ajo në 2010 për revistën Kosovarja. “Gjatë tri viteve bashkë, nuk jemi ndarë asnjë ditë. Kjo është hera e parë dhe përfundimtare që ndahemi”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI