Flash

Majlinda Bregu përdor “Photoshop”? Kjo është fotografia e dyshimtë

Lapsi.al 10 May 2017
Majlinda Bregu përdor “Photoshop”? Kjo është

Pak ditë më parë, Majlinda Bregu bëri një postim në “Facebook” ku premtonte se do ta ndiqte “Europën shqiptare” kudo që të shkonte ajo, në Gjirokastër apo kudo tjetër. Bregu po “shfajësohej” pasi u sulmua në rrjetet sociale për praninë e saj në një aktivitet të Edi Ramës, ndërkohë që kolegët e saj të opozitës, kanë hyrë në muajin e tretë brenda “çadrës së lirisë”.

Për të elaboruar argumentin e saj, ish-ministrja e Integrimit ka bërë sot një postim të gjatë. Pikërisht në Ditën e Europës.

Dhe ndërkohë që teksti duket krejt i saktë e i vërtetë, diçka ngjan që nuk shkon me fotografinë e Bregut.

Veshi i saj duket si me pambuk të bardhë, floku nis e zbehet derisa zhduket fare dhe mjekra e qafa disi e denatyruar. Nuk duhet të jesh ekspert fotografie për të kuptuar që deputetja e PD-së e ka “shtrirë dorën” me programin “fotoshop” për të zbukuruar pamjen e saj.

Nuk dihet me siguri nëse Bregu ka bërë ose jo operacione plastike, siç thonë gojët e liga. Një gjë është e sigurt: ajo s’e kursen ‘liftingun virtual’. /opinion/

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI