Flash

Mohombi dhe Stanaj pjesë e natës finale në "The Voice of Albania" (Foto)

Lapsi.al 9 May 2017
Mohombi dhe Stanaj pjesë e natës finale në "The Voice of

“The Voice of Albania” po mbërrin natën finale, ku do të përzgjidhet zëri më i mirë i shqiptarëve. Këtë të premte, autorët e programit kanë rezervuar surpriza për këtë spektakël, i cili shënon gjysmëfinalen, ku e ftuar do të jetë këngëtarja e famshme shqiptare, Samanta Karavello.

Nata finale do të ofrojë një spektal të magjishëm ku dy prej të ftuarve special të mbrëmjes do të jenë artsiti me famë botërore Mohombi dhe Stanaj.

Mohombi
Për herë të parë në një ekran shqiptar “live”, ekluzivisht në “The Voice” Ai do të prezantojë këngën e tij më të re si edhe hitet e muzikore si “Bumpy Ride”, “Coconut Tree”, “Suavemente”

Një nga artistët që ka kapur majat e klasifikimeve botërore. Artisti suedezo-kongolez Mohombi, emri i plotë i të cilit është Mohombi Nzasi Moupondo, ka lindur në Stokholm. Ai është këngëtar, balerin dhe tekstshkrues. Fillimisht Mohombi ka qenë pjesë e një grupi Hip-Hop së bashku me vëllain e tij. Debutimi i tij i parë solo, ishte me materialin muzikor ‘Bumpy-Ride’, i cili në një hark të shkurtër kohor, u kthye në një hit botëror. Pas prezantimit të parë solo, artisti vazhdoi të publikonte këngë dhe bashkëpunime të tjera, të cilat gjithmonë pëlqehen nga publiku. ‘Coconut trë’ dhe ‘Suavemente’ janë dy prej bashkëpunimeve të tij më të suksesshme, të cilat qëndruan për muaj me radhë në majat e klasifikimeve botërore.

Stanaj
Pjese e programeve më të mira amerikane si “Tonight ëith Jimmy Fallon”, për herë të parë “live” ekskluzivisht për “The Voice”. Ai do të performojë hitet muzikore “Romantic” dhe “Ain’t Love Strange”.

Albert Stanaj është një artist 23 vjeçar me kombësi shqiptare, i cili fillimisht u bë i njohur nga rrjeti social Instagram. Përveç aftësive të tij si këngëtar, Stanaj është i njohur edhe për videot e tij gazmore, me anë të cilave ka siguruar një numër të madh ndjekësish. Dy këngët e tij më të suksesshme deri tani, janë ‘Romantic’ dhe ‘A’int love strange’. Artisti është në fillimet e karrierës së tij muzikore dhe ndonëse në hapat e parë po arrin sukses të madh. Ai ka qënë prej javësh pjese e listës “Top Awards”, duke kapur majat me dy këngët e tij. Pjesë e programeve më të mira amerikane si “Tonight With Jimmy Fallon”, për herë të parë “live” ekskluzivisht për “The Voice”.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI