Flash

Anna Wintour redaktorja e "Vogue" merr titullin më të lartë nag Mbretëresha Elisabet II (Foto)

Lapsi.al 8 May 2017
Anna Wintour redaktorja e "Vogue" merr titullin më të

Të premten, ikona e modës u bë një Komandante Dame e Perandorisë Britanike nga Mbretëresha Elizabeta II, ekuivalenti femëror i një kalorësi.

Wintour u nderua për shërbimet ndaj modës dhe gazetarisë në “Buckingham Palace” dhe u shfaq e veshur me syzet ikonë të diellit në ceremoni (por jo brenda sallës, pasi kjo do të ishte një shkelje e madhe e etiketë).

Anna kishte zgjedhur të vishte një pallto rozë Chanel dhe fustan për këtë rast. Më pas u tha se Mbretëresha mezi kishte gjetur një vend në veshjen e saj për të vendosur dekoratën.

Wintour, një forcë e njohur në fushën e modës, është një person i dashur nga mbarë indrustria (ndikimi i saj i tmerrshëm u bë i famshëm në komedinë e Meryl Streep, 2006, “The Devil Wears Prada”, një film i bazuar në një roman të shkruar nga ish-ndihmësi i saj).

Wintour ka lindur në Britani, duke nisur një karrierë në gazetarinë e modës në vendlindjen e saj përpara se të zhvendosej në Nju-Jork. Në vitin 1985 ajo u kthye në Britani për të drejtuar “Vogue” britanik, por në vitin 1988, Wintour u punësua si redaktore e “Vogue”-it amerikan, duke mbajtur ende në ditët e sotme atë pozicion.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI