Flash

E përditshmja britanike "The Sun" shkruan për rrugëtimin e Lindita Halimit në'Eurovision" (Foto)

Lapsi.al 2 May 2017
E përditshmja britanike "The Sun" shkruan për

E përditshmja britanike “The Sun”, ka shkruar për rrugëtimin e këngëtares kosovare Lindita Halimi, drejt festivalit evropian “Eurovision Song Contest”.

“Shqiptarët i kanë vënë shpresat te këngëtarja e “American Idol”, Lindita Halimi, por a do të jetë në gjendje ajo që t’iu realizojë ëndrrat e tyre?” Kështu ka nisur shkrimi i “The Sun” për këngëtaren e cila këtë vit përfaqëson Shqipërinë në Eurovison.

Më tej e përditshmja britanike, në mënyrë kronologjike ka dhënë gjithë rrugëtimin e këngëtares kosovare drejt skenës së festivalit evropian.

“Ajo ka lindur në Kosovë dhe ka performuar për disa vite. Më pas ka marrë pjesë në ‘American Idol’, si dhe dy herë në ‘Top Fest’, duke e fituar më 2006. Lindita u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 2013 dhe konkuroi në ‘American Idol’, por nuk ja doli të prek finalen”, shkruan më tej “The Sun”

Në fund tregohet se Lindita është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision pasi kishte fituar festivalin kombëtar me këngën “Botë”.

Image

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI