Flash

Paditen në prokurori Roza Lati dhe Iva Aliko, rrezikojnë burg dhe dëmshpërblim 90 milion lekë (Foto)

Lapsi.al 1 May 2017
Paditen në prokurori Roza Lati dhe Iva Aliko, rrezikojnë burg dhe

Pak kohë më parë moderatorja Roza Lati dhe modelja Iva Aliko kanë denoncuar publikisht duke kaluar dhe në ofendime kundrejt pronarit të kafshëve në 'Myslym Shyri' Tiranë nën akuzën e keqtrajtimit dhe jo përkujdesjen e nevojshme ndaj tyre.Nëpërmjet Blitz.al i cili ka siguruar disa fotografi të dokumentit të kallëzimit penal ngritur ndaj Rozës dhe Ivës nga shtetasi Dritan Zabeli, i cili është pronari i këtij dyqani në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit.

  

Në bazë të aktpadisë,  Zabeli kërkon dëmshpërblim jopasuror në vlerën 50 milion lekë të vjetra nga Iva Aliko, dhe 40 milion lekë të vjetra nga Roza Lati, me akuzat e fyerjes dhe shpifjes për shkak të deklaratave të rreme.

Në bazë të Nenit 120 të Kodit Penal, në bazë të të cilit ato rrezikojnë nga gjobë deri në 2 vjet burg:

“Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.

Pronari i dyqanit është akuzuar vazhdimisht nga vajzat se ka një dyqan pa kushte minimale të higjienës për kafshët dhe që i keqtrajton ato.

Gjithashtu ato e kanë denoncuar se Zabeli i ka kërcënuar që të mos merreshin me të sepse do t’u hapte punë.

Pak kohë më parë, Roza ka bërë publike edhe mesazhet kërcënuese që i kanë ardhur nga faqja zyrtare e dyqanit “Tani” në Instagram me emrin dyqani i kafshëve “Tani”.

Çështja sapo është regjistruar në prokurori dhe pritet nisja e procesit gjyqësor ndaj vajzave të showbiz-it. 

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI