Flash

Monika Kryemadhi uron të birin për ditëlindje: Plaka jote të do shumë

Lapsi.al 29 April 2017
Monika Kryemadhi uron të birin për ditëlindje: Plaka jote të

Një ditë pasi kryefamiljari u zgjodh President, në familjen Meta ka një tjetër festë. Është pikërisht djali i vetëm i çiftit të ri Presidencial i cili mbush 17-vjeç. Ndryshe nga sa ka ndodhur çdo vit, këtë herë mamaja e tij, deputetja Kryemadhi ka shpërndarë një urim publik për të birin. Arsyet i shpjegon vetë Monika, në një dedikim të ndjerë për djalin e saj, të cilin e shoqëron me disa foto familjare ndër vite:

“Besar, ti sot je 17 vjeç dhe ndoshta do më kritikosh pak për këtë urim kaq publik. Por e mbushur me emocione siç ndjehem sot, ti do të mirëkuptosh, ashtu si dhe motra jote Bora bëri 17 vite më parë duke mos u ndjerë xheloze për ardhjen tënde në jetë. Edhe pse ishte shumë e vogël ajo të deshi dhe të do shumë, pa u merakosur që fëmijë, se ndoshta lindja e djalit të familjes do t'i merrte vëmendjen e vajzës së parë. Nuk po të shkruaj shumë për Erën, sepse ti e di që ajo nuk do avokat për kauzat dhe dëshirat e saj. Sepse të dy motrat e tua në fakt të duan pa kushte jo vetëm si vëllain e vetëm, por edhe sepse ti di ti duash si askush tjetër në familjen tonë, ashtu sikundër i do dhe je i pazëvendësueshëm edhe për gjyshërit e tu, miqtë, shokët apo dhe mësuesit.

Por sot, teksa të shkruaj këtë urim, ndihem pak në faj që unë nuk i kam shijuar në maksimum të gjitha këto cilësi të tuat. Kjo jo vetëm sepse unë kam qënë gjithmonë e angazhuar me punë, por ndoshta edhe sepse ti me natyrën tënde ke qënë një ndihmë për ne duke na qendruar pranë, edhe kur kemi qenë larg fizikisht. Do ketë nga ata që mund të pyesin pse kaq publik ky urim për Besarin. Por unë kam vetëm një shpjegim të thjeshtë. Sot, ndihem një nënë si gjithë të tjerat, si ato që postojnë foto dhe marrin urime për ditëlindjet e fëmijëve të tyre në rrjetet sociale, që i'u mbushet shpirti me gëzim kur lexojnë fjalët më të bukura për krijesat që kanë sjellë në jetë. Edhe unë sot jam një si mijëra nënat në Shqipëri, që ngjajnë me njëra-tjetrën si dy pika uji kur bëhet fjalë për dashurinë pa kushte për fëmijët e tyre. Prandaj, të uroj të jesh gjithmonë i shëndetshëm dhe ky që je sot, Besari që ne njohim dhe duam. Suksese në provime! Paç gjithmonë dashuri në zemrën tënde dhe dhuroje pa fund sepse ajo gjithmonë do kthehet te ty. Të dua shumë!
Plaka jote ( ashtu siç të pëlqen ty të më thuash ndonjëherë ) 

 

Të këshilluara

Lily James nudo në filmin e ri (FOTO)

Në filmin e ri ku interpreton aktorja Lily James do të keni mundësi të shikoni disa sekuenca tmerrësisht të nxehta të aktores. 28-vjeçarja e luan rolin ...

14:11

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI