Flash

Rrëfimi i Ben Blushit: Më përjashtuan nga shkolla se rraha Ilir Metën

Lapsi.al 29 April 2017
Rrëfimi i Ben Blushit: Më përjashtuan nga shkolla se rraha Ilir

Ben Blushi dhe Ilir Meta dikur kanë qenë shokë të së njejtës klasë në gjimnazin  “Sami Frashëri” të kryeqytetit, ku Presidenti i porsavotuar dhe deputeti “Libra”, ndiqnin studimet e shkollës së mesme. Gjatë një interviste të datës 7 mars 2016, në INtv, teksa fliste për marrëdheniet e tij me Metën - kryetar Parlamenti, Ben Blushi ka treguar, ndër të tjera, një zënie me grushta me ish shokun e shkollës.

“Histori të vjetra”, e ka nisur rrëfimin Blushi, duke vijuar: ”Me Ilir Metën kemi vetëm dy gjëra të përbashkëta, që kemi qenë të dy gjimnazistë dhe që të dy i kemi selitë e partive tek rruga “Sami Frashëri”. Është koicidencë, ne jemi fiks përballë tyre”.

Dhe më tej:” Ka qenë një zënkë Ilir Metën, kemi qenë shok klase. Atëherë s’fisnim për politikë, do ketë qenë një gjë shumë banale që mua s’më kujtohet, sherr klase por unë di që për atë shkak jam përjashtuar dy javë nga shkolla. Dhe s’besoj se do më ndodhë prap që të zihem meIlir Metën dhe të përjashtohem nga Parlamenti”, thotë Blushi, i cili në votimin e Metës si President, së bashku me Mimoza Hafizin, e shprehën kundër publikisht votën e tyre. 

Të këshilluara

Lily James nudo në filmin e ri (FOTO)

Në filmin e ri ku interpreton aktorja Lily James do të keni mundësi të shikoni disa sekuenca tmerrësisht të nxehta të aktores. 28-vjeçarja e luan rolin ...

14:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI