Flash

Pas sherrit për imitimet, reagon Ronela Hajati (FOTO)

Lapsi.al 15 April 2017
Pas sherrit për imitimet, reagon Ronela Hajati (FOTO)

Ronela Hajati tërhoqi mjaft vëmëndje gjatë gjithë javës me imitimet që iu bëri kolegeve në emisionin e Ermal Mamaqit. 

Por ndërkohë që të tjerat i kanë marrë me mjaft sportivitet, për Bleonën u mendua ndryshe. Kjo për mënyrën se si këngëtarja komentoi në videon që Ermal Mamaqi postoi në të cilën Ronela imitonte Bleonën. “Kush është kjo? Më ngec  videoja më keq se zëri i kësaj”, ka komentuar Qerreti. Më vonë ka sqaruar se Ronelën e kishte shoqe dhe nuk kishte fare hatërmbetje. Por Ermali nuk e lë me kaq. Ai  nuk është i qetë derisa ta fusë Ronelën në sherr me ndonjërën prej kolegeve që ka imituar ndaj poston  një tjetër video. Por  ka qenë i menjëherëshëm edhe reagimi i Hajatit e cila I ka komentuar: “Boll të lutem”. “O të fus në sherr me të gjithë o s’të lë”, ia ka kthyer moderatori. “Unë jam njeriu mirë për Zotin”, është shfajësuar Ronela e cila nuk kishte ç’të bënte veçse t’i dorëzohej “planit djallëzor” të Mamaqit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI