Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, pas disa romancave të diskutuara në të shkuarën, duket se tashmë ka vendosur t’i bëjë gjërat serioze në jetën e saj.
Prej kohësh ajo është në një lidhje dashurie me një djalë të huaj, i cili ka plotësisht vëmendjen e saj. Dy të dashuruarit kanë festuar ditëlindjen e këngëtares shqiptare në New York.
Një darkë romantike, me shampanjë, trëndafila të kuq dhe sigurisht një dhuratë që i ka pëlqyer shumë Dafinës. Dhurata e tij kanë qenë një palë këpucë shumë të bukura në ngjyrë të zezë, të cilat Dafina ka zgjedhur t’i veshë atë mbrëmje në një rast kaq të veçantë sa është edhe ditëlindja. Çifti ka qenë duke darkuar në New York, në një restorant i cili të impresiononte, me një pamje marramendëse të ndërtesave dhe Statujës së Lirisë. Disa nga këto momente këngëtarja i ka ndarë edhe në rrjete sociale.
