Flash

Rusia, përfundimisht jashtë Eurovizionit

Lapsi.al 14 April 2017
Rusia, përfundimisht jashtë Eurovizionit

Kanali Channel One, që ka të drejtën e transmetimit të këtij spektakli, ka vendosur të mos e transmetojë festivalin që do të mbahet muajin tjetër në Kiev.

"Fatkeqësisht, ky vendim i Channel One, shuan përfundimisht shpresat për pjesëmarrjen e rusisë në Eurovision", u shpreh një zyrtar i Europe Broadcasting Union (EBU). Producentët e festivalit ishin duke negociuar me Ukrainën për lejimin e këngëtares ruse, por edhe duke vlerësuar mundësinë e performancës së këngëtares ruse Samoilova, nga Rusia, në lidhje satelitore. Vendimi për mostransmetimin e festivalit, nga televizioni rus, ka hedhur poshtë çdo ide dhe mundësi për pjesëmarrjen e këngës ruse. Ukraina ndaloi performancën e këngëtares ruse Julia Samoilova, me pretendimin se ajo ka vizituar Krimenë, pa lejen e ukrainasve. European Vision Contest, mbahet gjatë muajit maj, në Ukrainë dhe Shqipëria do të përfaqësohet në këtë festival me këngëtaren Linda Halimi.

Të këshilluara

Shfaqen fotot nudo të Miley Cyrus (FOTO)

Imazhet e forta të yllit të shumë hiteve janë shfaqur në të njëjtën faqe në të cilën dolën dhe fotot nudo të aktoreve Emma Watson dhe Amanda Seyfried gjatë muaj...

13:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI