Flash

Çdo postim i Beyonce vlen më shumë se 1 milion dollarë (Foto)

Lapsi.al 8 April 2017
Çdo postim i Beyonce vlen më shumë se 1 milion dollarë

Mbretëreshë e e muzikës pop dhe një artiste e kompletuar, e cila bën pjesë në dhjetë femrat më të pasura në botë dhe që tashmë është një minierë ari edhe në rrjetet sociale.

Beyonce sipas “D’Marie Analytics”, kompani që bën statistikat në rrjetet sociale, është personi me më shumë ndikim në Instagram. Çdo postim i saj vlen më shumë se 1 milion dollarë.

Ajo renditet në vendin e 22 mes personave më të ndjekur në rrjetet sociale. “Fakti që publikon pak gjëra, por ekskluzive e çmend publikun”, tha drejtori i “D’Marie Analytics”, Frank Spadafora.

beyonce-twins-instagram

Popullariteti i këngëtares bëri bujë në fillim të vitit, ku nëpërmjet një fotografie të publikuar në Instagram, lajmëroi se ishte shtatzënë dhe priste binjakë.

Postimi arriti 6 milionë e 335 mijë pëlqime, në më pak se tetë orë, duke shënuar një rekord absolut.

Të këshilluara

Scarlett sulmon Ivanka Trump: Je zhgënjyese

Scarlet Johansson duket se është krejtësisht e zhgënjyer nga vajza e presidentit Donald Trump. Në një intervistë për CBS News, Johansson e ka quajtur paksa d...

14:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI