Një tërmet 5.2 ballë ka tronditur pak më parë Tiranën dhe zonat përreth.
Menjëherë kanë filluar edhe reagimet e para në rrjetet sociale. Padyshim që një fenomen i tillë na tremb të gjithëve e sidomos ata që janë në krye të detyrës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me spikerin dhe gazetarin Drini Zeqo. Ai ka qenë duke dhënë lajmet e drekës në Tv Klan kur ka ndjerë lëkundjet e forta të këtij fenomeni të frikshëm natyror.

“Isha duke lexuar një kronikë sporti, kur ndjeva lëkundjet e tërmetit. Ishte një gjë shumë e frikshme të them të drejtën, sepse u shkundën edhe dritat e studios”, thotë Zeqo për Blitz.al.
I pyetur nëse ka frikë nga vendet e mbyllura në situata të tilla moderatori i njohur thotë: “Normal që po sepse ishte një tronditje shumë e fortë. Po mendoja për një moment se çfarë do të bëja nëse do të kishte zgjatur më shumë, por sigurisht që lajmet s’do ti lija përgjysëm”.