Flash

Princ Harry detyron partneren të heqë dorë nga...(FOTO)

Lapsi.al 8 April 2017
Princ Harry detyron partneren të heqë dorë nga...(FOTO)

Partnerja e princ Harry-it, aktorja Meghan Markle ka njoftuar të gjithë ndjekësit se blogu i saj “The Tig” do të mbyllet pas 3 vitesh të suksesshëm. 

“Pas 3 viteve të mrekullueshme me ju, është koha t’i themi lamtumirë 'The Tig'. Të gjithë ju i keni zbukuruar ditët e mia. Vazhdoni të buzëqeshni dhe merrni përsipër rreziqe, vetëm kështu mund të bëheni ndryshimi që të gjithë presim nga bota.”-shkroi Meghan në website-in e saj. Sigurisht që shumë nga fansat u zhgënjyen pas këtij lajmi, duke bërë kështu “fajtor” princin; ndërsa të tjerë mbështetën vendimin e saj duke i uruar çiftit gjithë lumturinë e botës.

Mbyllja e blogut të aktores, e cila e bënte këtë punë me shumë pasion, është përkthyer edhe si një sinjal. Ndoshta princi Harry është gati të ndërmarrë hapin e madh. Por ka edhe nga ata që mendojnë se ajo thjesht do të fokusohet tek projektet humanitare dhe rolet kinematografike.

Të këshilluara

Adele thyen rekordin në Billboard

Albumi “21” i këngëtares së famshme Adele ka pasur shumë sukses në tregun ndërkombëtari, që në daljen e parë në treg në vitin 2011. Raportohet se “21” bëhet ...

12:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI